Basketbollisti amerikan sulmohet nga qentë endacakë në Pejë

1 minut lexim

Eksperienca e Brad Waldow në Kosovë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Basketbollisti amerikan ka qenë viktimë e një sulmi të qenve endacakë në Pejë së fundm.

Përforcimi më i ri i KB Peja e ka postuar një fotografi në Instastory, ku e ka shfaqur gjendjen e këmbës së tij, të qepur me penj në ditën e parë të përvojës së tij në Kosovë.

Image

Ai në fotografi ka shkruar “Dita 1”, ndërsa e ka vendosur edhe flamurin shtetëror të Kosovës dhe një figurë të qenit, duke treguar se është sulmuar nga qentë.

Waldow ishte transferuar ditë më parë tek KB Peja.

Lojtari është i gjatë 208cm dhe përveç në NCAA, ka luajtur edhe në Belgjikë, Francë, Poloni dhe në Japoni.

Atij i nevojiten disa ditë derisa të rehabilitohet dhe të shërohet, para se të jetë i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën e re..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk dihet ende sa (nuk) u zvogëlua borxhi i Komunës së Tetovës në krye me Kasamin

Story i radhës

Kryetari i PDSH-së bëri homazhe tek varri i Arben Xhaferit

Të fundit nga