Bashkimi i dy Kuvendeve të PD-së, shtyhet sërish seanca

Është shtyrë sërish seanca për bashkimin e dy statuteve të Partisë Demokratike.

Burime për ABC News bëjnë me dije se seanca është shtyrë për në 17 janar 2023.

Grupi i deputetit Enkelejd Alibeaj paraqiti fillimisht kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares Irida Kacerja me pretendimin se çështja mund të paragjykohet. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit.

Sipas avokatit, Rezart Kupthi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.

Ankimi është bërë nga mbështetësit e Lulzim Bashës në PD, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, të dy kuvende të thirrura nga ish-kryetari Basha.

PD kërkon mos regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në Kuvendin e 17 korrikut.

Një ndër vendimet e rëndësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë “zhbëhet” Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës. Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“U dashuruam me shikim të parë”- Georgina Rodriguez rrëfen marrëdhënien me Ronaldon dhe dhimbjen për vdekjen e djalit

Story i radhës

Eskobar: Më të korruptuara janë partitë nacionaliste, kjo është fakt!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish