Bashkimi Evropian zbulon planin për të prodhuar çipet në Evropë

Presidentja e Komisionit Evropiane Ursula Von Der Leyen tha ditën e Marte se çipet janë në qendër të një gare teknologjike dhe bazat e ekonomive moderne.

Bashkimi Evropian prezantoi një paketë prej 43 miliardë eurosh për të adresuar varësinë ndaj prodhuesve Aziatikë të çipeve kompjuterike ndërsa qeveritë dhe bizneset në mbarë botën po vuajnë sot një krizë globale çipesh që do të vijë të paktën edhe për një vit tjetër.

Konsumatorët sot janë të detyruar të presin me muaj për makina, kompjutera, pajisje elektronike. Unioni planifikon të ndryshojë këtë duke sjellë zhvillime të bujshme impakti i të cilave do të ndihet shpejtë ekonominë globale post-pandemike.

Presidentja e Komisionit Evropiane Ursula Von Der Leyen tha ditën e Marte se çipet janë në qendër të një gare teknologjike dhe bazat e ekonomive moderne.

Plani ende ka nevojë për mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare. Lëvizja është e ngjashme me paketën 52 miliardë dollarëshe të Joe Biden për të nxitur investimet në sektorin e prodhimit të çipeve në SHBA. /PCWorld Albanian

Story i mëparshëm

Aplikacioni Signal sjell një funksionalitet shumë të kërkuar

Story i radhës

Ja kur çmimi i BTC do të rritet mbi 45 mijë dollarë! Bitcoin do të përsërisë këtë lëvizje të çmimeve!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish