Bashkimi Evropian mbron Ukrainën nga sulmet kibernetike

Një ekip i përgjigjes së shpejtë kibernetike po vihet në gatishmëri në Lituani, Kroaci, Poloni, Estoni, Rumani dhe Holandë për të ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet kibernetike.

Ngritja e këtij grupi prej 12 ekspertësh vjen pasi Britani dhe SHBA fajësuan Rusinë për sulmet kibernetike në fillim të këtij muaji ndaj sistemit bankar dhe qeverisë së Ukrainës.

CRRT është një iniciativë e cila do të forcojë më tej bashkëpunimin mes vendeve anëtare në mbrojtjen kibernetike. Ekipi është i pajisur me mjetet e duhura për të identifikuar, njohur dhe ndaluar sulmet kibernetike.

Rusia është akuzuar vazhdimisht për luftën e saj hibride duke kombinuar sulmet kibernetike me aktivitet ushtarak në Gjeorgji apo Krime.

BE-ja dhe Ukraina fajësuan Rusinë pasi mijëra qytetarë në disa qytete të vendit ngelën pa energji në 2015-ën dhe 2016-ën kur hakerët ndërhynë në sistemin elektrik. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konflikti në Ukrainë: Putin u thotë rusëve se siguria është e panegociueshme

Story i radhës

Ukraina, shtetasve të vet: Largohuni nga Rusia menjëherë!

Të fundit nga