Bashkimi Evropian, deri kur disfavorizime politike dhe standarde të dyfishta ndaj Kosovës?

June 26, 2022
min lexim

Kur përmendet Bashkimi Evropian, shumica e njerëzve kanë parasysh tërësinë e shteteve të zhvilluara dhe në harmoni me njëra tjetrën, të mbledhura me synimin për zhvillimin e mëtutjeshëm të marëdhënieve ekonomike, politike dhe diplomatike.

Mirëpo, me ngjarjet e kohëve dhe fundit dhe me kulminacionin në samitin e fundit të mbajtur në Bruksel, mund të konkludohet se Bashkimi Evropian është shëndruar në një mjedis jo të shëndoshë ku tanimë vendimet nuk po merren me gjykim të drejtë dhe me kritere por me interesa të posaçme dhe aplikim të standardeve të dyfishta.

Historikisht, Bashkimi Evropian është tërësia fillimisht e gjashtë shteteve, e me kalimin e kohës ka ndodhur zgjerimi nëpër periudha të ndryshe kohore. Zgjerimet dhe anëtarësimet kanë pasur kriteret që shtetet kandidate duhet t’i plotësonin, mirëpo gjithmonë kanë ekzistuar përjashtimet nga vetë shtetet anëtare edhe nëse disa pika nuk janë plotësuar për anëtarësim. Domethënë padrejtësitë kanë ekzistuar që prej hapave të parë të themelimit të BE-së.

Mirëpo, ka rastisur që ne vetë si shtet të jemi deshmitarë të këtyre padrejtësive që mund të ushtrohen nga Bashkimi Evropian. Liberalizimi i vizave paraqet temen më të përfolur në shtetin tonë që më shumë se një dekadë. Secili prej nesh mbajmë mend sa herë mund të jemi lumturuar për këtë çështje, kur krerët e shtetit kanë uruar popullin për liberalizimin i cili veqse është në prag pasi kushtet janë plotësuar, mirëpo rezulton që tash e sa vite kanë kaluar, dhe liberalizimi ende mbetet çështje e largët dhe e paplotësuar.

Nëpër vite të ndryshme, BE-ja ka deleguar edhe kritete shtesë për plotësim nga qeveria kosovare me qëllim liberalizimin e vizave. Ka ndodhur që këto kanë shkaktuar edhe mosmarrëveshje brenda vetë shtetit (p.sh rasti i demarkacionit) mirëpo është arritur të plotësohet kushti i vendosur nga Bashkimi Evropian. Përkundër plotësimin të kësaj kërkese dhe shumë të tjerave, liberalizimi ende nuk ndodhi madje dëgjojmë ende përgjigjen tipike të BE-së se kemi ende detyra për të kryer.

Lirisht mund të thuhet se Kosova është shteti më proevropian dhe proamerikan, dhe nuk kemi hezituar asnjëherë ta dëshmojmë një fakt të tillë. Kosova mbetet një shtet shumë korrekt karshi përpjekjeve të ulëta diplomatike të BE-së për ta mbajtur jashtë hapësirës pa viza.

Një veprim i tillë i bërë nga tërësia e shteteve të BE-së, nuk ka justifikim tjetër veqse aplikim i standardeve të dyfishta për Kosovën. Pra, përderisa kanë qenë vetë monitorues të plotësimit të kritereve, progresi i Kosovës prej vitit në vit mbi çështjet evropiane është i dukshëm dhe e kanë pranuar edhe vetë autoritetet e BE-së, atëherë konkudojmë se padrejtësisht shteti jonë ka pësuar disfavorizim për qëllime të caktuara politike.

Për shtetin serb në anën tjetër, edhe pse dihet qëndrimi i saj favorizues ndaj politikave proruse, prapë nuk merret kurrfarë vendimi nga BE-ja si ndëshkim për veprimet kundër vlerave të promovuara të Bashkimit Evropian. Kurse prej nesh ende kërkohet dialog me një shtet që nuk ka hequr dorë nga ideja e vjetër, me një shtet që vazhdimisht bën propaganda kundër qeverisë dhe popullatës kosovare, me një shtet që ka ushtruar gjenocid dhe krime lufte mbi popullatë të pafajshme dhe nuk ka kërkuar as faljen më të thjeshtë por mbi të gjitha me një shtet që vë në pikëpyetje vlerat e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

Mirëpo, BE-ja nuk merret me asnjërën nga këto pika, por prapë vërsulet vetëm tek çështja e dialogut, duke na vërtetuar që padrejtësia vetëm sa po vjen e po bëhet më e dukshme.

Theksoj se në këto samite që mbahen në kuadër të Bashkimit Evropian përdoret një lloj diplomacie e ftohtë, synohet dhe promovohet transparencë por jo gjithmonë arrihet, nuk rekomandohen fjalime revoltuese mbi vendimet që mirren. Ne si shtet gjithmonë i kemi pritur me diplomaci vendimet që janë marrë, duke replikuar me qetësi ose duke përmbledhur me ndonjë paragraf domethënës. Mirëpo, padrejtësitë e Brukselit edhe mund të qojnë në fjalime revoltuese si ajo e shtetit të Shqipërisë, sepse burokracia e Brukselit, standardet e dyfishta, disfavorizimet etj dikur do e kalojnë cakun dhe poashtu do e sfidojnë durimin e një shteti respektivisht të një popullatë të tërë.

Bashkimi Evropian duhet të shërbejë si shembull i koekzistencës paqësore të shteteve mes vete dhe i unitetit në diverzitet, dhe mbi të gjitha të promovojë paqen në këtë kohë kur veqse po zhvillohet një luftë e ashpër. Por, BE-ja zgjodhi që prapë kësaj rradhe të shkaktojë polemika dhe të mos prijë drejt politikave të përafrimit dhe bashkëpunimit të shteteve me njëra tjetrën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liderët e G7-ës mblidhen për të ruajtur unitetin e Perëndimit

Story i radhës

Eliminimi i komandantëve të lartë rusë, Vladimir Putin thërret për ‘përforcime’ gjeneralin obez në pension!

Të fundit nga

ShkoLartë