Bashkim Hoxha – 25 vite në shërbin të publikut

Sot mbushen 25 vite që kur filloi emisioni “Koha për t’u zgjuar” drejtuar nga shkrimtari, dramaturgu, publicisti dhe gazetari i njohur Z. Bashkim Hoxha, emisioni më i shikuar dhe më i ndjekur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë , në trojet shqiptare dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë, fakt ky i cili më nxiti edhe mua që ta shkruaj edhe ketë shkrim -opinion timin në respekt dhe si mirënjohje të merituar ndaj përkushtimit të Z. Hoxha.

Koha për t’u zgjuar” është emision i cili i ka shërbyer tërësisht publikut, problemeve dhe shqetësimeve të tij, si një foltore e zërit të lirë qytetar, pra emision në shërbim të publikut, që ka 25 vite që është emisioni më i ndjekur publik, emision qe më shumë se kushdo tjetër dhe përditë merr përshendetje nga folësit e shumtë; emision të cilin nuk e dëshiron politika dhe sidomos nuk e duan ta dëgjojnë pushteti, korrupsioni dhe padrejtësia.

Kjo sepse te Bashkim Hoxha qytetari flet, ankohet dhe kritikon të këqijat politike dhe korrupsionin e zullumet e politikës, pushtetit, administratës e të drejtësisë.

Emisioni i Bashkim Hoxhës nuk është politik, në kuptimin e asaj se te Z. Hoxha nuk bëhet propagandë për këtë apo atë politikë, parti apo politikan. Dhe aty nuk është parësor interesi i politikës as i mbartësve të tyre e të pushtetit, por te Z. Hoxha, qytetarit i mundësohet që të flasë, gjykojë e të denoncojë të këqijat e politikës e të pushtetit; i mundësohet qytetarit që të flasë për hallet e problematikat , shqetësimet e tij dhe të publikut; që të denoncojë dhe të ankohet kundër padrejtësive, dhe i mundësohet qytetarit të interesohet për interesin e vet dhe atë publik. Mbushen 25 vite që kur ka filluar emisioni i Bashkim Hoxhës“ Mirëpo duke marrë shkas nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, shumica e qytetarëve ankohen për cmimet stratosferike të ushqimeve, naftës, energjisë, të varfërisë ,të papunësisë ; flasin e ankohen fermerët por dhe madje edhe protestojnë kundër politikave që e kanë falimentuar bujqësinë dhe blektorinë; flasin pensionistët për pamundësinë edhe për të blerë ilacet; flasin për eksodin që po e bashatis vëndin, por cuditërsht në këto votime fitoi thellë, madje shumë thellë Partia Socialiste dhe qeveria e Ramës.Kam dëgjuar në këtë emision edhe ndonjë nga ata të dëshpëruarit nga realiteti që i thotë Bashkimit se ky emision nuk zgjidh asgjë, por që dihet se ky emision nuk është as shteti e as pushteti, por është opozita e vërtetë publike e sociale karshi të këqijave publike e qytetare që bën vëzhguesi dhe qytetari te ky emision. Ky emision më mirë se kushdo tjetër e kryen misionin publik e kombëtar në favor të interesit qytetar dhe nuk ka “faj” ai pse qytetarët nuk votojnë për ndëshkimin e pushtetit zullumqar; si dhe ky emision nuk ka faj pse qytetarët nuk shkojnë në votime por rrinë indiferentë pikërisht në ditën kur duhet të flasin e të ndëshkojnë me votë.

Urime z. Hoxha për këtë shërbim të jashtëzakonshëm dhe më se të domosdoshëm që i bëni publikut, të vërtetës dhe e interesit qytetar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina nuk e pranon kërkesën e Moskës për dorëzimin e Mariupolit

Story i radhës

Visar Ganiu viziton Haraçinën, takon kryetarin Ridvan Ibraimin

Të fundit nga