Bashkia e Shkodrës e kontrolluar nga Rama dhe Doshi? Lulzim Basha: Votoni Xhemal Bushatin dhe jo modelin e Inceneratorëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij i ka kërkuar shkodranëve që të votojë kandidatin e PD-së për Bashkinë, Xhemal Bushatin.

Basha tha se vota për Xhemal Bushatin është e vetmja mënyrë për të shmangur modelin e Edi Ramës, duke e cilësuar si model qeverisës të “Inceneratorëve”.

Kreu i PD-së tha se nëse nuk votohet Xhemal Bushati, atëherë Shkodra do kontrollohet nga Edi Rama dhe Tom Doshi.

“Ka vetëm një rrugë që shkodranët mos kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, modelin e inceneratorëve, që vret shpresën dhe zbraz Shkodrën dhe ka vetëm një mënyrë, vota për Xhemal Bushatin!

A doni një kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi, që të vendos modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk ju dëgjoj më fortë! Atëherë votoni Xhemal Bushatin”, tha Basha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Armiku i Erdogan, kandidat për çmimin Nobel për paqen

Story i radhës

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Të fundit nga