Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në mes Kosovës dhe Izraelit

March 28, 2022
min lexim

Një prej njohjeve më të fuqishme në vitet e fundit ka qenë njohja nga shteti i Izraelit, duke falënderuar SHBA-të. Marrë në kontest historik Kosova dhe Izraeli kanë aq ngjashmëri në historinë e tyre.

Në kohën kur Kosova dhe populli i saj në vitin 1998/99 përballje me rrezikun e asgjësimit fizik, kur mbi 1 milion njerëz u dëbuan nga Kosova, ishte lobi Izraelit në SHBA dhe në botë, që aq fuqishëm përkrahën Kosovën në rrugën e lirisë.

Ishte pikërisht zonja Madeleine Albright, fuqia e karakterit të saj, që shtynë fuqishëm agjendën për mbrojtjen e Kosovës. Shteti i Izraelit në atë kohë, hapi derën refugjatëve nga Kosova dhe ish Kryeministri i Izraelit në atë kohë doli fuqishëm në mbrojtje të lirisë së Kosovës.

Që nga njohja formale e Izraelit për Republikën e Kosovës, nuk u vërejt një zhvillim i marrëdhënieve mes dy shteteve, fatkeqësisht në fushën e mbrojtjes.

Bashkëpunimi me Izraelin tani edhe kur Kosova po përballet me vështirësi dhe provokime të shumta nga qarqe serbo-ruse, sikur të ishte intensifikuar, sot Kosova sigurisht do të ishte më shumë e përgatitur edhe në fushën e mbrojtjes, duke pasur për bazë fuqinë, artin e mbrojtjes dhe industrinë e fuqishme të prodhimit të armatimeve më të sofistikuara që ka Izraeli.

Kjo nuk ndodhi deri më tani. Shumë e pakuptimit me e pakta që mund të thuhet. Deri më tani nuk ka pasur asnjë vizitë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Izrael dhe e kundërta.

Vizita e këtyre ditëve në Izrael ka qenë shumë private, ku u vizituar një panair i armëve, dhe Ambasada jonë ne Jerusalem ka mundësuar të shkohet në këtë panair.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës nuk u pritë zyrtarisht, pra ai nuk u prit zyrtarisht nga Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, si homolog i tij.

Shtrohet si pyetje hipotetike, a thua a ka pasur ftesë zyrtare Ministria e Mbrojtjes së Kosovës për ta vizituar Ministrin e Mbrojtjes së Izraelit dhe të fillon zhvillimi i raporteve me ushtrinë e Izraelit dhe Kosova të fillon të pranon ndihma nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit, që për Kosovën është jetike.

Ministria e Mbrojtje e Kosovës domosdo duhet t’ia bëjë një analizë punës së saj, duke identifikuar miqtë e saj historik dhe shumë strategjik.

Pas SHBA, konkludim i imi Izraeli zë vendin e dytë. Paramendojë sikur Kosova ta ketë sistemin e sajt ë mbrojtjes ajror Iron Dome e cila do të garantohej siguria dhe mbrojtja e sovranitetit tonë kombëtar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rritja e çmimeve/ Qytetarët ankohen në tregje, duan ulje taksash

Story i radhës

Kremlini: Bisedimet Rusi-Ukrainë mund të nisin më 29 mars

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë