Para se të shkojmë më tutje, ne duhet të kuptojmë, por jo edhe të keqpërdorim DEMOKRACINË.
Na e merr mendja se, DEMOKRACI, nuk do të thotë të shkojë kush si të dojë, por duhet të ketë rregulla se si secili nga ne duhet të shkojmë e çfarë të bëjmë, gjithherë sipas kodit etik dhe Kombëtar.
Nisur nga kjo, ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm për sjelljet tona, që të mos e shtrembërojmë asnjëherë, në asnjë vend dhe në asnjë moment sjelljen tonë njerëzore, pa futur elemente çoroditëse të popujve e feve tjera.
Jmei shumë të brengosur për disa nga kërkesat e fundit, sidomos të kryemuftiut të Kosovës, Naim Tërnava, i cili kërkoi ndryshimin e Udhëzimit administrativ për lejimin e bartjes së mbulesave të femrave shqiptare edhe nëpër shkolla fillore e tëmesme!
Është tërësisht e papranueshme kërkesa e tij, dhe jem, shumë të interesuar të dimë se përse ky antishqiptar kurrë nuk u interesua për çështjen shqiptare, por për shamiat muslimane! Vallë, kush është më në rrezik, Kombi shqiptar që dita-ditës po zhbëhet edhe nga vetë shqiptarët, apo feja muslimane me miliarda pjesëtarë në botë? Ne kemi detyrimin tone për mbrojtjen dhe avansimin e Kombëtares sonë, jo islamin.
Përse janë kombet, përse i kanë traditat, përse dallojnë njëri nga tjetri dhe sa?
Ne do të pranonim se do të ishte më mirë të mos kishim ndasi fare as fetare e as kombëtare – dhe do t’i takonim të gjithë njerëzit së njëjtës fe e të njëjtit komb. Mirëpo, ja që, Zoti nuk e paska thënë ashtu, prandaj secili duhet ta ruajë e kultivojë Kombin e vet, Gjuhën e vet, Vendin e vet, Fenë e vet, Traditat e veta…,
Tani është fjala, ku e marrin atë të drejtë në Demokraci, të kërkojnë diçka kundër kombit, kundër shtetit, se nuk jemi shtet fetar, jemi shtet jofetar me Kushtetutë.
Si është e mundur që bashkëpunëtorë të organizatave terroriste islame të çojnë krye e të kërkojnë në mes të ditës diçka që është në dëmin e Kombit dhe kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e kërkojnë haptas atë që ështrë e ndaluar, dhe askush nuk reagon, nuk i merr në pyetje e nuk ndalohet e keqja që në rrënjë, por tolerohet kjo dukuri e pafalshme turko-arabe në Kosovë! Si u bë, që pas shkuarjes të gjithë atyre shqiptarëve në Siri nga trojet shqiptare dhe askush nga kryetarët e fesë islame nuk merret në përgjegjësi, kur të gjithë ata që kanë shkuar atje, me lejen dhe dijen e kryemiftinjve kanë shkuar, të cilët, edhe kanë marrë me gjasë, para të majme nga ato organizata terroriste në Siri.
Vallë, mos edhe këtu kanë bashkëpunuar me prokurorë e kryeprokurorë miftinjtë tanë, për t’i bërë Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë shtete fetare islamike!
Mbulesat, doket dhe shamitë turko-arabe përveçse cënojnë publikisht kulturën, traditën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar, ato cenojnë hapur edhe lirinë e prosperitetin, si dhe bëjnë diskriminimin publik të femrave shqiptare në Kosovë dhe trojet tona etnike kudo!
Lusim dhe bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, partive politike, organizatave, grupeve dhe individëve të cilët ia duan të mirën shtetit të Kosovës, kombit dhe atdheut tonë të vogël, të jenë sa më syçelë e të evitojnë këto dukuri shumë negative për kombin tone dhe t’i luftojnë kudo që paraqiten.
Me këtë rast, ne iu drejtohemi edhe organeve shtetërore të Ksoovës si dhe atyre që janë në krye të tyre, nisur nga Kryetrja e Kosovës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, kryetarëve të partive politike në Kosovë që të dënojnë këto akte të shëmtuara e në asnjë mënyrë të mos cenohet Kombëtarja jonë, përmes veshjeve e shamive të huaja, të cilat nuk janë tonat.
Në veçanti i drejtohemi Kryeminstrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, I cili u prononcua gabimisht dhe zbriti në 16 vite të vajzave shqiptare në Kosovë, për lejimin e bartjes së shamive turko-arabe nëpër shkollat tona, gjë që do të jetë rreptësisht e ndaluar.
Jo, nuk kemi nevojë që femrat tona, ende të papjekura mirë, të mbulohen sipas dëshirës së prindit, të hoxhës a të myftiut. Absolusht jo! Ato duhet të jenë të lira, dhe tek mbas kryerjes së shkollës së mesme, secila të analizojë e të mendojë mire se si duhet të shkojë në shkollë ose më pastaj, në strudime.
Zotëri kryeministër, jeni shumë gabim dhe nuk ju falet kjo që e thoni ju. Është krejtësisht e papranueshme dhe shumë e dëmshme. Vajzat jashtë orarit shkollor le të shkojnë si të duan, por në shkolla fillore dhe të mesme të shkojnë të pa mbulesa turko-arabe!
Zotëri kryeministër, një mandat shkon shumë shpejt! Kot është nëse nuk mendon edhe për mandatin tjetër e tjetër… Ne kemi votuar për ndryshime politike, ekonomike e shtetërore, jo për ndryshime fetare në dëm të kombit shqiptar dhe të shtetit të Kosovës.
Po u vazhdua me rrënimin e Kombit, ne do zgjedhim dike tjetër për votat e diasporës.
Prandaj, ju të keni kujdes. Së fundmi, ne do votojm, kur do që do të mbahen zgjedhjet. Nuk është dëshirë jona të ndërrojmë ty me askë tjetër, por do duhej të dëgjohej edhe fjala jonë, aty ku është prosperiteti dhe e ardhmja e Kosovës demokratike, amerikane, europiane dhe jo fetare.
Mbesim me shpresë tek Ti!
Gusht 2022. Për Mërgaten Shqiptare në Botë
Nju York
__________________
Bahri Ramadani