Barrikadat dhe bllokadat nga jashtë dhe nga brenda

min lexim

Shteti i Kosovës, tani më i ka hedhur dilemat e veta për të gjithë ata që mendojnë të kundërtën e saj, duke ditur se sovraniteti i shtetësisë së Kosovës është i pa kthyeshëm dhe i pa negociushëm, dhe ushtria e Serbisë, e ka marrë vulën e vet përfundimtare në Kumanovë, në vitin 1999, ku është nënshkruar Marrëveshja në mes Serbisë dhe NATO-s, këmba ushtarake nuk do shkel në tokën e Kosovës, përndryshe Vuçiqi, Vulini dhe kush do tjetër, të lehin ditë e natë, për deri sa të ekzistojë NATO, në krye me SHBA-të, Kosova dhe shteti i saj është i pa cënueshëm.

Shteti demokratik dhe multietnik i Kosovës, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të saj, trajton dhe vlerëson të gjitha nacionet e vendit të vet pa dallim etnie e fetare, por me popullatën serbe, në veçanti me serbët e veriut është treguar shumë tolerante, ndërsa banorët serb në këtë pjesë të vendit abuzuan me këtë tolerancë të pakufishme, përveq se kundërshtojnë ligjet dhe shtetin e Kosovës, serbët e veriut kryejnë akte të llojeve të ndryshme kriminale.

Serbët e veriut nuk e konsiderojnë vetën se janë shtetas të Kosovës, dhe përmes strukturave paralele serbe dhe ilegale që veprojnë në kundërshtim të Kushtetutës së Kosovës, në formacionet e tyre ka kriminel të luftës dhe paramilitarë, ka trafikantë të drogës dhe të qenjëve njerëzore, ka tregëtarë të paligjshëm mallrash, të cilët në mënyrë të organizuar veprojnë pa u ndal, duke i shkakëtuar dëmë të konsiderueshme tërë Kosovës, si në aspektin ekonomik dhe atë gjeopolitik.

Qeveritë e kaluara të Kosovës, për disa vite me radhë qëndruan pothuaj se indiferente ndaj këtyre maskarenjëve dhe strukturave paralele në veri të vendit, poashtu duke e lënë edhe në dorën e ndërkombëtarëve, ku në fillim ishte UNMIK-u, dhe pastaj EULEX-i, sepse ata ishin përgjegjës të rajonit dhe vendit, por dhe ana tjetër ka ndikuar, duke mos rënë pre e provokimëve të Beogradit, i cili është iniciator i të gjitha këtyre provokimëve dhe lojrave të ndyta, duke i nxitur dhe duke i paguar serbët e veriut, për të penguar proqeset dhe zhvillimet e shtetit të Kosovës.

Blokmenët serb, në krye me Vuçiqin, athua me çfarë logjike kanë ngritur këto ditë blokada nëpër rrugët e veriut, që qojnë drejt kufirit në Jarinjë dhe Bërnjakë, duke e penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të mallrave, në shenjë proteste, përshkak të arrestimit të kriminelit Pantiç, i cili konsiderohej si organizator dhe shkakëtar i shpërthimeve eksplozimeve dhe gjuatjeve me armë, dhe si pasojë e të shtënave plagoset edhe një polic shqiptar, duke ua rrezikuar jetën edhe të tjerëve.

Për fat të keq, në Kosovë, po paraqiten edhe blokmenë të tjerë brenda përbrenda vendit, të cilët në një mënyrë apo tjetrën po veprojnë tërthorazi ndaj qeverisë Kurti, siq është opozita e cila edhe kur bëhët fjalë për çështjet madhore të vendit, siq është edhe sot situata ktitike në këto rrethana, ata më shumë brengosen për çështjen e rritjes së pagave dhe çështjen e tërheqjes së trustit pensional.

Me blokadat e blokmenëve serb në veri të Kosovës, mund të ballafaqohet policia e Kosovës, por përgjegjësinë e kanë marrë KFOR-i dhe EULEX-i, të cilët do e bëjnë edhe këtë herë heqjen e bllokadave të protestuesve serb, dhe ndoshta për t’a qetësuar popullatën e kësaj ane, duke shpresuar se bllokmenët serb të veriut këtë herë, do ta kuptojnë politikën dhe lojrat e Vuçiqit, i cili ka për t’i lënë në rrugë dhe pastaj do mbesin as me Beogradin dhe as me Prishtinën.

Por, çka do bëhët me blokmenët tjerë, të cilët po veprojnë fshehurazi nga qarqet ndërkombëtare dhe ato serbe, të cilët po e blLokojnë integrimin e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, nëpër Evropë dhe botë, që janë të vetmit në Ballkanin perëndimor si të veçuar dhe po konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë.

Këshilli i BE-së, po e miraton këto ditë dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinë, që nga shtetet e Ballkanit perëndimor ka mbetur vetëm Kosova, e cila tani pritet të aplikojë për anëtarësimin e saj në BE, nëse e ka miratimin e Këshillit Evropian, e cila në dukje të natyrshme është aq e ëmbël, por në të vërtetë aq edhe rebele për saktësi, duke qenë aq lehtësisht e ndikueshme dhe nëse djajtë nuk ia ndërpresin rrugëtimin e saj

Story i mëparshëm

Agron Puka kundërpërgjigjet: Flamur Salihu ka rrezikuar jetën e lojtarëve   

Story i radhës

Kryeparlamentari turk takohet me kryetarin e Dumës së Shtetit të Rusisë

Të fundit nga