Skuadra turke Trabzonspor, ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 4:0 ndaj Monaco-s, në takimin e xhiros së katërt të Europa League në futboll.
Futbollistin shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar në minutën e 57-të për epërsinë 3:0.
Golat i realizuan Sarr (4′-autogol); Vitor Hugo (48′), Bardhi (57′) e Trezeguet (69′).
Bardhi luajti standard, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 23-të dhe u zëvendësua në atë të 64-tën.
Ferencvaros kryeson me 9 pikë në grupin H, pasojnë Trabzon me 6, Monaco 6 dhe C. Zvezda me 3.