Balluku: Shumë individë pas Big Brother kanë kaluar trauma dhe depresion, ka kosto psikologjike

Ish konkurrentja e “Big Brother 4”  Neda Balluku na rrëfeu për eksperiencën e saj në një format të tillë duke na treguar nuk e kishte imagjinuar kurrë që ai do merrte të tilla përmasa. Ajo na tregoi se sot Big Brother-in e shikojnë më shumë si industri marketimi.

Perceptimi i publikut nuk arrin as 30 % ta perceptojë se çfarë ndodh vërtet brenda shtëpisë së “Big Brother-it.” Aty është një luftë për mbijetesë sepse të gjithë janë në luftë me njëri-tjetrin për të arritur deri ne finale ose edhe për të fituar.

Ajo tha se “Sfida ime kryesore ishte që pas asaj eksperience duhet të kapem te gjërat e bukura që më kanë ndodhur falë atij formati”. Përtej shoë-t dhe asaj ca ndodh aty brenda ky reality është një eksperiment që bëhet me psikologjinë e konkurrentëve.

Kur Neda Balluku ka qenë pjesë e Big Brotherit ka qenë vetëm 20 vjeç dhe ajo e mban mend si një format me impakt shumë të madh në jetën e saj duke njohur kështu edhe bashkëshortin e saj. Ky reality show është shumë influencues në publik. Ajo na tha se kur ka dalë nga Big Brotheri faqja e saj në Facebook ndiqej nga plot 26 mijë njerëz,gjë që tregon influencën e këtij formati. 

Sfida kryesore që Neda ka kaluar ishte zhdukja e mentalitetit dhe të shprehte lirshëm mendimin e saj. Balluku na tregoin gjithashtu se për shumë vite e ka ndjekur pseudonimi si “Neda e Big Brother”dhe kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak. Neda është bërë nënë për herë të parë në moshën 24-vjeçare dhe kjo ka qenë një periudhe e vështirë për të.

Neda është një nënë liberale dhe do që fëmijët e saj ta njohin jo vetëm si nënën e tyre por edhe si shoqe. “Big Brother Vip” ka qenë edicioni më i sukseshëm për faktin se ka qenë një edicion feminist dhe kjo ka qenë diçka shumë pozitive.

“Të gjithë njerëzit mund të kenë dëshirë ta komentojnë këtë format por asnjë nuk mund ta komentojë si dikush që ka qenë pjesë e tij” u shpreh Neda.

Fakti që ky format është unik e bën atë që të ketë kaq shumë interes nga publiku dhe çelësi i këtij suksesi kanë qenë emocionet e mëdha që kanë shpalosur konkurrentët e tij. Big Brotheri ka zbuluar që ne si popull e kemi shumë të theksuar gjuhën e urrejtjes dhe kjo, për një konkurrent të sapo dalë është presion psikologjik shumë të madh.

Neda u shpreh se” Ai format të le me pasoja të rënda psikologjike dhe njoh njerëz që kanë kaluar dhe në depression”.

Sipas saj në “Big Brother Vip” të katër finalistët e kanë merituar që të jenë në finale. Nedës i pëlqen shumë të shkruajë dhe së shpejti do vijë një projekt i ri muzikor, teksti i së cilës është i shkruar nga vetë ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Plepolli për emërimin e Giresess: Ky është kapaciteti ynë

Story i radhës

BE-ja sanksionon zyrtarë qeveritarë dhe ligjvënës rusë

Të fundit nga