Ballkani të zgjohet nga gjumi, Evropa s’është ajo që ishte dje!

February 25, 2022
min lexim

Putini që nga dje, ia ndërroi fizionominë Evropës. Tash po analizohen gabimet e EU, në relacion me despotin Putin.

Gjermania po gjykon se ushtrisë dhe mbrojtjes nuk i ka kushtuar rëndësi që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, duke e orientuar buxhetin në fushën e mirëqenjes shoqërore.

 Një gjeneral i njohur në pyetjen, a është Gjermania në gjendje që ta mbroj vetëveten, deklaroi : jo !

Frikë është nëse do të vinte deri te konfrontimi i drejtpërdrejtë Nato – Rusi, sepse mund të ndodhte deri te përdorimi i arsenalit atomik.

SHBA dhe EU pa humbur kohë po vendosin sanksione ndaj Rusisë. Efektshmëria e sanksionet dihet që është me afat të gjatë, nëse do të arrinin që ta gjunjëzonin Rusinë.

 Mundësia e vetme që së shpejt dhe me efektivitet të ndalet Putini, mbetet vetëm te populli rus.

Protestat masovike do të mund ta ndalnin çmendurinë dhe makinerinë vrasëse të Putinit.

Në të kundërtën, bashkësia ndërkombëtare të vetmen mundësi që në dispozicion e ka është izolimi dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Nëse rastësisht diktatori Putin ka sukses në realizimin e planit të tij ashtu siç ai e ka paramenduar, sapo ta përfundoi invazionin në Ukrainë, do të orientohet që të ndez ndonjë vatër tjetër, në mënyrë që bota mos të ketë kohë të merret me Ukrainën dhe me te, po të orientohet në shuarjen e zjarrit gjetiu.

Si pikë e nxehtë e Putinit logaritet Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi. Për një vatër të tillë zjarri, Putinit i mjafton t´i jep shenjë Serbisë e cila do të nisej në sulm.

Putini me çmendurinë e tij do ta bind shumë lehtë Vuçiqin dhe Daçiqin sepse edhe ata vuajnë njësoj nga një smundje e tillë, duke llogaritur se edhe ata ishin ministra të të çmendurit Millosheviq.

 Do të mjaftonte po t´u thoshte se pas vetes e kanë edhe Kinën, duke i nxitur se edhe asaj i është hapur rruga që ta pushtoj Tajvanin.

Për të mos pritur se si do të zhvillohen ngjarjet, Aleanca e Ballkanit Perëndimor do të ishte opcioni më i mirë për ta ndalur Serbinë.

Gjermania ishte kategorike kundër dërgimit të armëve në Ukrainë, ndërsa tash po diskutohet edhe ky opcion.

Nëse një aleancë e tillë Ballkanike tash për tash duket joreale, gjërat shpejt mund të marrin rrjedh tjetër.

Shqiptarët nuk duhet të presin se çpo bëjnë të tjerët, por të gjitha opcionet t´i kenë parasysh. Nëse Nato detyrohet të hyn në luftë me Rusinë, Ballkani mbetet provincë e Evropës.

Ne si provincë e Evropës do të përballemi si gjithhere me Serbinë. Kësaj rradhe nuk duhet t´i përsërisim gabimet e së kaluarës, sepse posedojmë edhe ushtri të rregullt.

Ajo që nevojitet është armatimi modern dhe i nevojshëm për përballje luftarake, sepse nuk duhet që ta mbrojmë vetëm Kosovën, po duhet t´i dalim zot edhe Luginës e Maqedonisë Perëndimore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Miliona dollarë donacione në kriptomonedha për Ukrainën

Story i radhës

Suedia i përgjigjet Rusisë pas kërcënimit që mori sot

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë