Balla: Rrugët e Saliut ishin si vula me foltoren sot. Sula: Pse nuk i denoncuat hajdutët

Investimet dhe projektet rrugore kanë qenë sërish temë e debatit mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi qeverinë se po vjedh në investimet në rrugë, madje shtoi se ende po vijohet dhe s’kanë përfunduar rrugët e nisura që në periudhën e qeverisë Berisha.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar Socialist Taulant Balla i cili me ironi theksoi se rrugët e Berishës ishin fiks si vula me foltoren sot në PD, ku dy anët e urës nuk përputheshin me njëra-tjetrën.

Pjesë nga debati:

Balla: Nuk do ta kisha marrë fjalën për këtë çështje nëse Dashi nuk do kishte thënë disa të pavërteta. Në 25 qershor 2009 ti Dashi bashkë me Mondin, Ritvanin, Saliun e madh keni qenë sëbashku në fillimin e rrugës së Qafë Plloçës, e inauguruat rrugën, filloi rruga pa projekt, pasi filloi rruga me ca makina të rënda me ca eskavatorë, e vetmja gjë që u mbajt mend ishte shembja e shtëpive të disa familjeve. U shëmbën shtëpitë pasi rruga filloi në një zonë ku nuk ishte bërë studimi. Pasi u bënë zgjedhjet e 2009-t ju bëtë një tender, e cila e fitoi një kompani italiane, e cila ja dha një kompanie shqiptare e cila projektin e bëri nga zyra pa shkuar asnjë ditë në terren, dhe rruga rrëshkiste vend e pavend. Por më epik është një urë këmbët e së cilës ishin qesharake, pasi u punua nga dy krahët dhe këmbët dolën me 17 metra diferencë, fiks si foltorja me vulën. Ditën që bëhen bashkë Saliu me Ilirn 17 diferencë e urës është pak se duhet të jetë më e madhe. Nga 2009-ta në 2013 e kishit ju, pastaj e mori Iliri. Unë i kam kritikuar kolegët e mi ministra, pastaj që ditën e parë që kur u pre shiriti pa projekt pa studim fiziologjik. Sali Berisha tha në 2009-n se kjo rrugë vlen 7 miliardë lekë, por një rrugë pa projekt vlen edhe më pak. E vërteta është se kjo qeveri do ta mbarojë këtë rrugë i dashur Dash, i vemti merak që kam unë është rruga nga Qukësi dhe kilometrat e parë që përfshijnë dhe fshatin Karkavec që është zonë e banuar, dhe unë mendoj që zgjidhja do të gjendet. Unë shpresoj që juve tu kenë ardhur mend, dhe mos hyni më në debat me ne për çështjet e rrugëve. Pse ja fut kot mor Dash, si the: Aktorin e përzunë këta. Historia e Aktorit është që shkonte Saliu dhe thoshte bëje dhe këtë këtu, dhe Aktori i ka fituar gjyqet për gabimet që bëtë ju. Për këto rrugë ka patur dhe ca arrestime të drejtorëve të LSI. Deputetët e Elbasanit duhet të thonë faleminderit që më në fund po fillon dhe By Passi i Elbasanit dhe shumë i rëndësishëm. Dhe e fundit që duhet të na thoni faleminderit është “Korridori 8”, pasi është meritë e kësaj qeverie që është përfshirë në korridoret europiane.

Sula: Sigurisht në përgjigje të zotit Balla, e dëgjova me shumë vëmendje që tha që duhet të ishe para drejtësisë. A e di që ka një nen në Kodin Penal për shpërdorim detyre për mos veprim të detyrës. Ju keni para abuzim në këto vepra, dhe nuk keni denoncuar para drejtësisë hajdutët e këtyre përfitimeve, pse nuk i çuat. Sa për rrugën Tiranë-Elbasan firma Aktor u përzu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cilësia e ajit në Prishtinë, jashtëzakonisht i ndotur

Story i radhës

E rëndë në spitalin e Pejës, foshnja me çarçafë futet në lavatriçe, flet i ati me lot: E panë duke e nxjerrë copa-copa

Të fundit nga