Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është optimist se Presidenti i ri do të jetë fryt i një konsensusi të gjerë edhe me opozitën.
Balla: Kam besim se do të zgjedhim një President me mbi 3/5.
Megjithatë ai theksoi se kjo nuk varet nga PS.
Balla: Duam të ecim me një President konsensual, sesa do t’ia arrijmë kjo është një çështje që nuk varet nga ne.