balla i dhuroi bluzen eurodeputeti cuffe e vesh ne seancen plenare te parlamentit europian per raportin me shqiperine 628554b014bde

Balla i dhuroi bluzën, eurodeputeti Cuffe e vesh në seancën plenare të Parlamentit Europian për Raportin me Shqipërinë

May 18, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit të 2021 si dhe debatin shumë mbështetës e inkurajues të zhvilluar në seancën plenare ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shpreh falenderimet ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit dhe apelin për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Balla gjithashtu shkruan se ishte surprizë e bukur fanella e kombëtares e mbajtur nga eurodeputeti Ciarán Cuffe, si një tifoz i mirëfilltë i Shqipërisë, të cilën ja ka dhuruar Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: 

Përshëndes Rezolutën e Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit të 2021 si dhe debatin shumë mbështetës e inkurajues të zhvilluar në seancën plenare ditën e sotme.

Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit dhe apelin për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Falenderues edhe ndaj të gjithë eurodeputetëve të cilët mbështetën njëzëri domosdoshmërinë e përparimit në agjendën europiane të Shqipërisë. Një surprizë e këndshme dhe e bukur ishte fanella e kombëtares e mbajtur nga eurodeputeti Ciarán Cuffe, si një tifoz i mirëfilltë i Shqipërisë.

Edhe përfaqësuesi i Komisionit Europian, Didier Reynders , theksoi vendosmërinë në plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, dhe kërkoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më parë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

benfica zyrtarizon trajnerin e ri eshte gjerman 628554ac3d104
Story i mëparshëm

Benfica zyrtarizon trajnerin e ri, është gjerman

bora dhe donaldi se bashku ne event dalina buzi tregon te verteten ishim ne te njejten tavoline 62855682030b2
Story i radhës

Bora dhe Donaldi së bashku në event, Dalina Buzi tregon të vërtetën: Ishim në të njëjtën tavolinë

Të fundit nga

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës. Më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë
ShkoLartë