AZGJ i jep mbështetje institucionale DHP-së

Mbështetje institucionale për DHP-në

Pas disa kërkesave zyrtare, sot u realizua një takim pune ndërmjet Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj) dhe Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP).
Me këtë rast, drejtori i AZGj-së Ylber Sela ofroi mbështetjen institucionale siç e parasheh Ligji i Përdorimit të Gjuhëve që edhe në këtë drejtori të fillojë zbatimi konkret i këtij ligji.

Nikoqirët, përgjegjësit e çështjeve juridike u interesuan për disa pika konkrete të ligjit për të cilat kishin paqartësi.

Pasi sqaroi çështjet konkrete, drejtori Sela u zotua për mbështetje të drejtpërdrejtë në përkthimin e formularëve të ndryshëm, duke filluar nga ato që përdoren më së shpeshti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Filluan punimet për konsolidimin e ndërtesës së familjes Kovaçi në Prizren

Story i radhës

Tenisti i famshëm ukrainas, me armë në dorë kundër ushtrisë ruse

Të fundit nga