“Avokatët e Berishës abuzuan me të drejtën e mbrojtjes”/ Dosja e GJKKO-së: Gjokutaj e Mëngjesi kërkuan përjashtimin e trupit gjykues për të dëmtuar drejtësinë

Avokatët mbrojtës të caktuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, me mungesën e mbrojtjes ndaj klientit të tyre, priren drejt abuzimit me të drejtën e mbrojtjes.

Kështu shprehet gjykata, në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Më tej, shpjegohet se si Berisha dhe dy avokatët mbrojtës të caktuar prej tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi shfaqën mungesën e qasjes për të kryer mbrojtjen në mënyrë efektive.

Sipas gjykatës, edhe pse i hetuari është njoftuar rregullisht, refuzoi të paraqitej në gjykim, duke hequr dorë nga e drejta e tij për një dëgjesë publike.

Gjykata vlerëson se heqja dorë e Sali Berishës nga e drejta për t’u marrë në pyetje në seancë, është e vullnetshme dhe nuk bazohet në ndonjë shkak pamundësie, që do të pengonte marrjen e tij në pyetje. Marrja në pyetje është garanci në dobi të mbrojtjes së personit nën hetim, ndaj gjykata, thuhet në dosje, vlerëson se Sali Berisha me zgjedhje të lirë mund të heqë dorë.

Në këtë fazë të procedimit penal, shprehet gjykata, në dosjen e zbardhur nga redaksia e TCH web, është i mjaftueshëm “dyshimi” se personi mund të jetë autor i mundshëm i veprës penale, mbështetur në provat që janë objekt i debatit gjyqësor.

Sipas gjykatës, mbrojtësve të Berishës, avokatëve Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, iu la koha e mjaftueshme për t’u njohur me aktet dhe provat. Por, shton gjykata, Gjokutaj dhe Mëngjesi kanë paraqitur vazhdimisht kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues, me synim për të dëmtuar dhënien e drejtësisë, që kishte qëllim gjykimin tej afatit procedurial.

Gjykata vlerëson se në sjelljen e mbrojtësve, rezulton mungesa e qasjes për të kryer mbrojtjen në mënyrë efektive, por priren drejt abuzimit me të drejtën e mbrojtjes.

Në këto kushte, mbrojtja u realizua me avokatë kryesisht, të cilëve iu la koha e nevojshme për të realizuar mbrojtjen, në balancë me kohën brenda së cilës duhet të përfundonte gjykimi. Njëkohësisht, ish-kryeministrit iu bë me dije se mbrojtësit e tij u larguan nga seanca gjyqësore e 25 tetorit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Masa të forta sigurie

Story i radhës

Komandanti i KFOR-it takohet me emisarin Lajçak

Të fundit nga