Vazhdon lufta e ashpër mes Avni Gashit dhe krahu tjetër të karatesë.
Avni Gashi e konsideron veten ende kryetar të federatës, ndërsa krahu tjetër e ka mbajtur kuvendin zgjedhor më 4 korrik dhe e ka zgjedhur kryetar Besart Barutin.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, ia ka pezulluar licencën Federatës së Karatesë së Kosovës.
FKK paraqet këto fatura
Avni Gashi akuzon për blerje të votave.
“Blerja e votave nga puçistët në Federatën e Karatesë së Kosovës!
Sa pare të duhen, hajde nënshkruaje kontratën për sponzorizim.
Pozitën zgjidhe vet.
Karateistët e klubit t’i dërgojmë në gara (a mi jep nja 2 emra të garuesve edhe nëse s’janë medalistë se tjerët s’po më vijnë).
Në Qipro të dërgojmë ty si trajner edhe kënd të duash prej nxënësve.
Ndërsa edhe mbledhjet joformale (salla dhe ushqimi) në Sirius paguhen nga llogaria e shterrur e federatës në vlerë prej 364 €.
Kah po dilni eeeeej”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në facebok,
Nga ana tjetër, në faqen zyrtare të Federatës së karatesë së Kosovës, i reagojnë Avni Gashit.
“Federata e Karatesë e Kosovës demanton pretendimet e ish-kryetarit të FKK-së, z. Avni Gashi, rreth shpenzimit të 364€ nga xhirollogaria e FKK-së, ku sipas z. Avni Gashi këto mjete janë shpenzuar në takime jo formale në salla dhe ushqim në ambientet e hotel “Sirius” në Prishtinë.
I rikujtojmë z. Avni Gashi se këto fatura janë shpenzime të bëra në kohën sa keni qenë ju Kryetar i FKK-së.
Me saktë:
Me datën 8 prill 2023, FKK-ja mbajti Seminarin dhe Provimin për Gjyqtarë-Organizuar nga Komisionit i Gjyqtarëve i FKK-së-Fatura me vlerë 150€
Me datën 9 maj 2023, FKK-ja organizoi Vazhdimin e Kuvendit të Punës për Vitin 2022- Fatura me vlerë 214€
Këto dy fatura të përbashkëta kanë vlerën prej 364€, dhe janë paguar me datën 1 shtator 2023.
Bashkëngjitur gjeni faturat, me të cilat ish-kryetari z. Avni Gashi, po mundohet të përhapë të pavërteta rreth menaxhimit të xhirollogarisë së Federatës së Karatesë së Kosovës, mirëpo realiteti është shumë i qartë dhe i pastër”, reagon FKK.