Të dy ministritë e jashtme të Australisë dhe Zelandës së Re thirrën ambasadorët e Rusisë në këto vende të mërkurën për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj veprimeve të Vladimir Putin.
Kryeministri australian Scott Morrison tha se qeveria e tij nuk po ndërmerrte ende hapin për të dëbuar ambasadorin e Rusisë, por ai po diskutonte opsionin me liderët e vendeve të tjera.
Dëbimi i një ambasadori është një nga masat më të rënda të diplomacisë së huaj, shkruan BBC.
Derisa tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë.