Kujdesi dhe gatishmëria, vazhdimisht duhet me qenë prezente por në veçanti gjatë dhe pas konfliktit Rusi – Ukrainë

Mjerishtë, në relacionin pozitë – opozitë, që nga shpallja e pavarsisë së Kosoves, janë zhvilluar beteja të ashpëra çfarë nuk i kontribojnë shtetit. Që nga ardhja e LVV në pozitë, beteja e ka arrit kulminacionin ose, ka kaluar çdo kufinj.

Nji gjë të till e argumentojnë edhe ngjarjet në Diten e pavarsisë – 17 shkurt. Nuk më intereson se kush kishte të drejtë por, veprimi dhe braktisja e nji séance solemne – të shënimit të Dites së pavarsisë, nuk mund të arsytohet, madje, shtrohet pyetja se, subjektet politike në opozitë, a e kuptojnë domethënien dhe rëndësin e shtetit?! 17 shkurti është ditë e festes më të rëndësishme, festa më e dashur e popullit.

Është shum normale që, sejcili subject politik, përpiqet që të vjen në pushtet, në pozitë. Megjithatë, jo preferohet por, është e domosdoshme që, interesi i shetit, i popullit, të vihet para interesave të subjekteve politike. Nji gjë e till kurrsesi nuk po ndodhë. Zgjohuni amani u koftë.

Në zhvillim e sipër është konflikti Rusi – Ukrainë, i cili e tërheq vemendjen e tër botes. Në nji anë gjindet Rusia aggressive, e cila e gëzon përkrahjen e Kines dhe Serbis, si dhe aleatëve tjer. Në anen tjeter gjindet SHBA, BE me aleancen NATO. Siduket, fillimi apo përfundimi jan në horizont. Pritet momenti i agresionit Rus. Ndërkaq, është pyetje se, shtetet e Aleances së NATO-s a do të sakrifikojn për ndihmen apo mprojtjen e Ukraines. Si duket, një gjë e tillë së shpejti do shihet.

Në se Rusia ipërmbush ambicjet e veta, kuptohet, me te, do e kremtojn edhe aleatet Kina e në veçanti Serbia. Nëse shtetet e Aleances NATO, nuk sakrifikoin për Ukrain, do i dalin brinat Serbisë, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, dhe do të përpiqet për realizimin e synimeve ndaj Kosoves, Bosnjes, madje edhe Malit të Zi.Në ndërkohë, Rusia hyri në dy, ti quaj krahina në Ukrain. Se si do vazhdoi procesi, do shihet.

Ajo që kërkon kujdes dhe gadishmeri të veçant, është çështja e Veriut në Kosovë. Nuk ka dilemë se, Serbia do përpiqet, të shkon gjurmave të Rusisë, të gjej momentin e duhur dhe, dhashtë Zoti jo, por mund të përpiqet që të hyn në Veri.

Juve, subjektet politike, sëpaku, në momente të duhura, harroni intereset apo ambicjet e subjekteve politike apo, interest personale të liderve të subjekteve politike, për marrjen e pushtetit. Përqendrohuni dhe përkujdesi për shtetin, për popullin. Sidomos në këto momente, kërkohet kujdes dhe gatishmëri e veqantë nga se shteti – Kosova mund të rrezikohet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Australia dhe Zelanda e Re telefonojnë ambasadorët rusë

Story i radhës

Monika zbulon ‘sekretet’ e pathëna në BBV: Erdhën mjekët për Fifin brenda BBV. Vëllai i Madh më la një porosi

Të fundit nga