Aubameyang: Largimi nga Arsenali më ka lënduar

Mënyra e largimit të Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali e ka lënë të lënduar sulmuesin nga Gaboni, por që ky i fundit insistoi që ishte gjithmonë i fokusuar dhe i përkushtuar drejt klubit.

Arsenali e bëri zyrtare mbrëmë që Aubameyang është larguar nga stadiumi “Emirates” me marrëveshje nga të dy palët, ndërsa pritet që t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Aubameyang për herë të fundit u paraqit për Arsenalin më 6 dhjetor, ku më pas u largua nga skuadra dhe i është larguar edhe shiriti i kapitenit.

Pasi që Arsenali e konfirmoi largimin e Aubameyang, ky i fundit përmes rrjetit social “Instagram” shpërndau një mesazh drejt tifozëve të “Topçinjëve” ku nuk u shpreh i kënaqur me largimin e tij nga skuadra londineze.

“Falënderoj shumë tifozët e Arsenalit që arritën ta bëjnë Londrën si shtëpi për mua dhe për familjen time përgjatë katër viteve të fundit. Ne kaluam së bashku nëpër momente të mira dhe të këqija, kurse përkrahja juaj ishte gjithçka për mua. Të kem shansin që të fitoj trofe dhe nderin që të jem kapiten i klubit është diçka që do ta mbajë gjithmonë në zemrën time”, tha Aubameyang.

“Gjithmonë kam qenë i fokusuar 100% dhe i përkushtuar për të bërë çdo gjë që mundem për këtë klub, dhe të largohem pa u përshëndetur më ka lënduar, por ky është futbolli. Jam i mërzitur që nuk e kam pasur mundësinë që t’i ndihmoj në ndeshjet e fundit bashkëlojtarët e mi, por nuk kam asgjë tjetër veçse respekt të madh për këtë klub, dhe i dëshirojë suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen! Me dashuri, Auba”, shkruante më tej ylli gabonez në “Instagram”.

Që prej largimit nga Borussia Dortmundi në vitin 2018, Aubameyang regjistroi plot 92 gola në 162 paraqitje në të gjitha garat për klubin e Arsenalit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri gjerman thotë se kufizimet për COVID-19 mund të hiqen në mars

Story i radhës

Antony Blinken takim me Edi Ramën në Uashington

Të fundit nga

Reali nuk fal

Nuk ka histori, edhe në ndeshjen e dytë të  play-off-it të Euroligës, Real Madridi arriti një