Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e një makine teksa ishte duke lëvizur në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit. Policia bën me dije se dyshohet se mjeti është hedhur në erë me një sasi lënde eksplozive teksa ishte në lëvizje e sipër.
Mësohet se shoferi ka pësuar dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë shëndetesore.
Nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të makinës tip “Mercedes Benz” që u hodh në erë në hyrje të Tiranës.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Atentat në Tiranë, reagon policia
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.