Minamino drejt transferimit te klubi tjetër anglez

Takumi Minamino pritet që të largohet nga Liverpooli, por jo edhe nga Premierliga.

“Football Insider” ka raportuar se Wolvesi është favorit për transferimin e sulmuesit japonez.

Fulham dhe Leeds United gjithashtu kanë shprehur interesim për Minaminon, por “Ujqërit” thuhet se po kryesojnë garën.

27-vjeçari te “Të Kuqtë” u transferua në vitin 2020 nga Salzburgu, por nuk ka arritur që të fitojë vend në formacion.

Minamino në vitin e kaluar ishte i huazuar te Southamptoni. Ai me Liverpoolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Atentati në Tiranë, reagon policia: Shoferi në gjendje të rëndë, si shpërtheu “Benzi” duke lëvizur

Story i radhës

Pse meshkujve u bien flokët: testosteroni nuk ka të bëjë, ja shkaqet dhe mjetet e mundshme

Të fundit nga