atentati ndaj shqiptareve mediat greke dyshohet se autori eshte i njejti qe vrau edmond papen 63a1cf86b1f04

Atentati ndaj shqiptarëve, mediat greke: Dyshohet se autori është i njëjti që vrau Edmond Papën

December 20, 2022
1 minut lexim

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja për ekzekutimin e dy shqiptarëvë tri ditë më parë në Athinë. Sipas raporteve mjeko-ligjore, 44-vjeçari Armando Organja ka ndërruar jetë nga ataku kardiak dhe jo nga plumbat.

Ndërsa si 41 vjeçari Kreshnik Çerçizaj, që besohet të ishte edhe shënjestra e këtij sulmi u qëllua në kokë dhe humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Nga kamerat ekzekutori dallohet i veshur me një palë kominoshe të zeza, me xhup me kapuç dhe çizme sportive. Në momentin që afrohet tek tavolina e viktimave, ai vepron në mënyrë të ftohtë dhe indiferent ndaj klienteve të tjerë, nxjerr pistoletën nga një xhep i xhaketës, dhe kryen vrasjen me dorën e djathtë.

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi sipas mediave atje dyshohet se lidhet edhe me ekzekutimin e bisnesmenti Edmond Papa pak ditë më parë në Tiranë. Nga pamjet ekzekutuesi mund të jetë i njëjti person pasi lloji i trupit dhe mënyra e veprimit janë saktësisht të njëjta.

Ngjarjet siç dyshon policia greke kanë si zanafillë humbjen e një sasie prej 700 kg kanabis sativa për të cilën edhe një tjetër shqiptar është ekzekutuar në verën të këtij viti.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dembele pasues i di marias te juve 63a1cf4ede1fd
Story i mëparshëm

Dembele pasues i Di Marias të Juve?

i akuzuar per korrupsion xhabir zharku vendos te mbrohet ne heshtje 63a1d15fccf0c
Story i radhës

I akuzuar për korrupsion, Xhabir Zharku vendos të mbrohet në heshtje

Të fundit nga

Kthesë e papritur për Ernest Muçin

E ardhmja e Ernest Muçit do të jetë te Beshiktash të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi disi i papritur për sulmuesin shqiptar, i cili duket se do të
ShkoLartë