Dembele pasues i Di Marias të Juve?

‘Zonja e Vjetër’ tashmë është duke menduar për përforcime të reja në skuadër.

Sipas medieve italiane, juventinët e duan Dembele-n zëvendësues të Di Maria, pasi që argjentinasi mund të ikën nga Torino në fund të këtij sezoni.

“Juventusi ka zgjedhur Ousmane Dembele-n nëse Di Maria largohet në fund të sezonit.

Anësori francez nuk do të ishte më në planet e ardhshme të Barcelonës, gjë që mund ta lërë të largohet në fund të sezonit”, shkruajnë mediat italiane.

Ndryshe, Dembele kërkohet edhe nga klubi i madh francez, PSG.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kosova i ka votat e gatshme për fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”

Story i radhës

Atentati ndaj shqiptarëve, mediat greke: Dyshohet se autori është i njëjti që vrau Edmond Papën

Të fundit nga