Ata liderë të Serbisë të cilët e urrejnë popullin shqiptarë e gëzojnë përkrahjen më të madhe të popullit serb

March 16, 2022
min lexim

Historikisht, në agjenden e politikes serbe, ka qenë zhdukja e shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite, politikanët serb, rejtingun e vet e ngrisin me urrejtje dhe veprime, kundër popullit shqiptar. Ndaj, Vuçiqi, Daçiqi… si bashkëpuntor dhe pasardhës të Millosheviqit famkeq, i mbajnë, në vazhdimsi, pozitat kyqe, në shtetin e Serbisë.

Më duhet që, Kryeministrit të Shqiiprisë, dhe disa politikanëe devijues shqiptar, tua përkujtoi disa momente historike.

Në vitin 1912, barbarizmin serb në Kosovë, mjetet informative europiane, e prezentonin si barbarizem I cili I tejkalonte të gjitha ndodhitë e të kaluares në botë. Shpresoi se, nji ditë, në se ka heshtë Shqipria, Kosova të aktualizon krimin gjenocidial serb edhe të asaj kohe.

Gjatë një beteje, në Shqipri, oficerët e ushtris serbe, përveç tjerash, deklaronin se, forma më e sigurtë e pacifikimit të Shqiprisë, është zhdukja e shqiptarve. A i bie në mend fare Kryeministrit Rama.

Në vitin 1924, Qeveria serbe, e kishte shkarkuar nga posti, Kryetarin e rrethit të Zveqanit. I shkarkuari kishte paraqit ankesë aty për aty dhe kishte potencuar se gjatë kohes së tij, nga rrethi i Zveçanit, i kishte larguar rreth 32.000 shqiptar, kryesisht në Turqi, madje edhe në Shqipëri. Qeveria serbe, menjiherë, e kishte ndryshuar vendimin dhe, të njejtin, sit ë suksesëshëm, e kishte kthyar në postin e kryetarit.

Te gjith duhet me patur njohuri se, me 1937, Vasa Qubrilloviqi, e kritikoi edhe qeverin serbe, për mosveprim dhe, kishte insistuar, për largimin e tegjith shqiptarve nga Kosova. Qubrilloviqi, ishte anëtar i Akademive të shkencave edhe të Serbis por edhe të Rusisë dhe, e fitoi përkrahjen e pakufijshëme te politikes serbe. Pas Luftes II, po ai u bë pjesë e Qeveris së pare të ish Jugosllavis dhe, nga ajo pozitë, me reforma te ndryshme agrare, përpiqej për sjelljen e numrit sa më të madh të serbëve, madje edhe Malazezëve në Kosovë, me qellim të ndryshimit të struktures së populates në Kosovë.

Pas Qubrilloviqit, në sipërfaqe doli Rankoviqi i cili e vazhdoi fushaten kundër shqiptarve dhembetet në analet e histories serbe si i paharruar.

Fundja, në fillim të viteve të 1980-ta, e mbaj në memorie, së pari, Kosoven e kishte vizituar ish politikani serb Ivan Stambolliqi, i cili kishte shprehë, sadopak, liberalizem. Menjiherë pas Stambolliqit, në Kosovë, vrapoi krimineli Millosheviq dhe, ia vuri zjarrin, duke iu premtuar serbëve se nuk do iu mungoi asnjë qime e flokëve dhe e filloi fushaten e vet. Ishte interesant se, Stambolliqi dhe Millosheviqi ishin shok madje edhe në lidhje kumarije dhe, mu pas vizitave në Kosovë I prishen marrëdhënjet dhe, më von ndodhi edhe likuidimi I Ivan Stambolliqit.

Ishin vetem disa figura te të kaluares por, kush jan liderët aktual të Serbis?!

Kryetari i Serbis – Vuçiq dhe kryeparlamentari Daçiq, ishin bashkpuntor të Millosheviqit. Deri sa Vuçiq ishte antarë i qeverisë, Daçiqi ishte zëdhënës dhe dora e djathtë e Millosheviqit dhe pretendent të drejtëpërdrejt, të zhdukjes së shqiptarve Kosovar. Prandaj, si të till, edhe sot e kësaj dite, e gëzojn simpatin e popullit.

E bëra nji prezentim të shkurt me qellim që tua shtroi pyetjen Kryeministrit Rama dhe shtresave politike të Kosoves se, a keni njohuri mbi historinë kombëtare apo ajo iu mungon totalissht. Është koha e fundit që të kuptoni se, nuk ka edhe nji shtet tjeter, si Serbia e cila ta premton nji gjë ndërsa e bën nji tjeter. Çka mund ti them Edi Rames – ndoshta Vuçiqi të pranon si shok a mika…. por, si shqiptar, kishte me të coptuar me sopatë dhe nuk ishte ngi. Ish Kryetari Thaqi dhe kryeministri Isa, hynin në Pazar me Vuçiqat rreth asociacionit madje, edhe rreth kufijve dhe, nuk e kuptonin fare pretendimin e Serbisë. Në se Serbia nuk e shifte mundësin e riokupimit të Kosoves, pretendonte, sëpaku, marrjen e veriut të Kosoves.

Nji fjalë e moqme thonte: kur e din me ken ke punë, gjysa e punes është e kryme. Prandaj, në se shtresat politike shqiptare, nuk e kuptojnë se kush është Serbia, në se nuk e kuptojn se me ken kanë punë, pazaret me Serbin, nuk kryhen kurr.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtria e Ukrainës: Kemi shkatërruar asetet ruse

Story i radhës

21 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni

Të fundit nga

Pedri shmang polemikat

Levandovski ishte ai që zuri faqet e para të shtypit pas fitores së Barçës 3-0 kundër Brestit të martën në Champions. E vetëkuptueshme pas dy golave dhe rekordit në Champions. Por një
ShkoLartë