asocciated press shkruan per skiatoren nga kosova kiana kryeziu 61ee6ed5da86b

Asocciated Press shkruan për skiatoren nga Kosova, Kiana Kryeziu

January 24, 2022
1 minut lexim

Mediumi prestigjioz, Asocciated Press, ia ka kushtuar një artikull skiatores kosovare Kiana Kryeziu, e cila do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit.

“Pjesëmarrja në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj Kosovën. Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore pasi ka përmbushur standardet e kërkuara, me garat e fundit të zhvilluara në Itali”, shkruan AP.

“Ishte diçka që vërtet nuk e prisja se do të ndodhte kaq herët. Ishte një nga qëllimet e mia më të mëdha, ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani po bëhet realitet”,  tha Kryeziu për Associated Press.

17-vjeçarja rrugëtimi i saj tha se nuk ka qenë e lehtë, me shumë stërvitje të vështira dhe vetëm katër orë për t’u çlodhur çdo ditë, plus gjetja e parave në një sport të shtrenjtë.

“Kryeziu mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për mbështetjen e federatës së skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe Ministrisë së Sportit. Po aq e rëndësishme, “vetëm një telefonatë larg” ishte mbështetja e babait dhe trajnerit të saj”, shkruan tutje AP.

Kryeziu ka filluar të garojë si skiator rreth moshës 10 apo 11-vjeçare.

“E pashë që nëse investoja 10 për qind të kohës time tek ajo, kthimi ishte 110 për qind. Pra, atëherë pashë potencialin tek ajo dhe pashë që ajo mund të bëhej një skiatore e mirë”, tha Visar Kryeziu, babai i Kianës.

Trajnimi i saj, sipas këtij mediumi, mbaroi buxhetin e familjes, por mbështetja financiare nga sponsorët e lejoi atë të stërvitej në Austri dhe Itali, vitin e kaluar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pas shba ve edhe britania e madhe terheq nje pjese te stafit te ambasades nga ukraina 61ee6ecfb8dea
Story i mëparshëm

Pas SHBA-ve, edhe Britania e Madhe tërheq një pjesë të stafit të ambasadës nga Ukraina

organizonin lojera fati ne lokal arrestohen dy persona ne permet 61ee6edb3a5c2
Story i radhës

Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Përmet

Të fundit nga

Tre muaj jashtë terrenit të gjelbër?!

Real Madridi do të jetë i zënë këtë verë me ndryshimet në skuadër dhe Kupën e Botës për Klube, por një tjetër çështje me të cilën duhet të përballet është Jude Bellingham.
ShkoLartë