Pas SHBA-ve, edhe Britania e Madhe tërheq një pjesë të stafit të ambasadës nga Ukraina

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada britanike në Ukrainë mes paralajmërimeve për një pushtim rus.

Zyrtarët thanë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Angli.

Kjo vjen pasi SHBA urdhëroi të afërmit e stafit të ambasadës së saj të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”.

Derisa Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë, shkruan BBC.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi gjithashtu njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”.

Megjithatë, lëvizja është një masë paraprake dhe asgjë specifike nuk mendohet të ketë ndodhur në 24 orët e fundit që të ketë shkaktuar vendimin.

Stafit jo thelbësor të ambasadës amerikane u është thënë gjithashtu se mund të largohen dhe qytetarëve amerikanë u është kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë.

Kurse Bashkimi Evropian nuk do të bëjë të njëjtën gjë për momentin. Shefi i Politikës së Sigurisë së BE-së Josep Borrell tha se ai nuk do të “dramatizojë” tensionet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VV-ja do ta rrëzojë së shpejti Qeverinë, nga frika e vendimeve të mëdha

Story i radhës

Asocciated Press shkruan për skiatoren nga Kosova, Kiana Kryeziu

Të fundit nga