Asnjë komunikim pas finales së Big Brother, zbulohet shkaku i ndarjes së Trixës dhe Donaldit

February 23, 2022
1 minut lexim

Prej ditësh po përflitet se Donaldi dhe Trixa nuk janë më bashkë. Krisja e marrëdhënies së tyre nisi që kur Beatrix refuzoi të bëhej pjesë e darkës me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes nga disa batuta. Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga aktori. 

E teksa Donaldi u mërzit shumë që ajo nuk shkoi në darkë, Beatrix ishte larguar nga Shqipëria duke shkuar në Dubai me kushërirën e saj, Anxhelinën. Ishte Dagz ai që ia tha këtë gjë Einxhel gjatë darkës dhe kjo e fundit ia tha Donaldit më pas. “Jo, nuk e besoj. Unë nuk i flas më asaj nëse e ka bërë këtë gjë”, i tha ai moderatores.

Në natën finale, Beatrix e surprizoi aktorin, mirëpo Donaldi nuk ia fshehu faktin që nuk e kishte pritur mirë mungesën në darkën e organizuar nga produksioni dhe madje tha me shaka “Po sikur të mos dal Arbana? Të bëj atë që bëri ajo ditën e premte?”. Por edhe kur e takoi Donaldi iu drejtua Trixës: “çne që erdhe?”

Pas finales, ata nuk janë parë më bashkë. Panorama plus shkruan se dyshimet kryesore lidhen me udhëtimin e Beatrix drejt Dubait në një pikë kritike të lojës. Donaldi tha se nuk do i fliste nëse kishte ikur dhe ka mundësi që pasi ta ketë marrë vesh, ka vendosur t’i japë fund lidhjes.

Megjithatë sot kanë nisur dhe thashethemet se çifti në të vërtet mund të jenë bashkë dhe kjo e gjitha është lojë. Trixa ka hedhur një foto ku mban veshur një xhaketë gri që është shumë e ngjashme me atë që mbante aktori i humorit në natën finale.

Nga ana tjetër, Donaldi nuk e ka fshirë nga lista që ndjek në Instagram, duke shtuar më shumë spekulimet se lidhja e tyre ndoshta vazhdon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Republika Çeke heq të gjitha masat kufizuese

Story i radhës

Benfica baras me Ajax-in

Të fundit nga

ShkoLartë