Lëvizje Vetëvendosje, qendra në Prishtinë ka mbajtur gjatë ditës së premte një aktivitet në kryeqytetet duke bërë thirrje për bojkotimin e produkteve serbe.
Përmes një postimi në Facebook nga kjo qendër kanë thënë se sot rinia e VV-së filloi fushatën sensibilizuese për bojkotimin e produkteve të Serbisë.
“Asnjë cent Serbisë kriminale. Sot në Prishtinë, Rinia e Lëvizjes, filloi fushatën sensibilizuese për bojkotimin e produkteve të Serbisë. Duke bojkotuar produktet serbe, ne ndalim financimin ndaj vendit që edhe 23 vite pas luftës, nuk ka kërkuar falje për krimet, shkatërrimet, vrasjet e masakrat e kryera mbi popullatën civile në Kosovë. Duke bojkotuar këto produkte, ndalojmë financimet e grupeve kriminale që funksionojnë në veri të Republikës”, thuhet në njoftim.
Tutje VV-ja ka shkruar se është obligim i qyteterëve që të menjanojnë këto produkte.
“Andaj është obligim qytetar që të menjanojmë këto produkte. Prandaj ju bëjmë thirrje, bojkotoni këto produkte. Blini sa më shumë produkte vendore, sepse kështu ndihmojmë zhvillimin e vendit. Mbroje Kosovën, dëmto grupet kriminale që luftojnë Republikën tonë! Bojkoto barkodin 860”, thuhet në përfundim të njoftimit.