Nesër kongresi i ASH-së, pritet konfirmimi i Arben Taravarit për kryetar

Nesër me fillim në ora 12:00, në Qendrën për Kulturë në Tetovë, do të mbahet Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët.
Kongresi do të mbahet në dy pjesë:
1. Pjesa solemne me pjesëmarrje të mysafirëve dhe do të ndiqet nga mediat.
2.Pjesa e punimeve që do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët.

Marketing

Në fund të Kongresit, Kryetari i zgjedhur do të mbajë një fjalim që do të jetë i hapur për mediat.

Kongresi i ASh-së mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit të partisë Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në vitin 2018-të.

Sela u dorëhoq në gusht të këtij viti, pas disfatës që Aleanca për Shqiptarët e pësoi në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë.

Story i mëparshëm

27 vjeçari ia merr telefonin të dashurës, shokohet nga ajo që sheh; Nuk mund..!

Story i radhës

“Asnjë cent Serbisë kriminale”, rinia e VV-së fillon fushatën kundër produkteve serbe

Të fundit nga