Pakënaqësitë në Alternativa, Sali: Bëhet fjalë për një grup të vogël

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali i pyetur në emisonin “360 Gradë”, nga gazetari Vasko Popetreski rreth pakënaqësive në subjektin politik të cilit i takon, Alternativa, tha se bëhet fjalë ëpr një grup shumë të vogël të cilët nuk kanë të bëjnë fare me shëndetësinë. Sipas tij, grupi në fjalë ka qenë në komunikim permanent me te dhe me organet partiake të cilat e kanë nominuar Sali për ministër të shëndetësisë, shkruan Alsat.

Marketing

“Për fat të keq në momente kur individ të caktuar nuk realizojnë ambiciet ose kërkesat e tyre individuale akuzat në publik hidhen për patriotizëm, mos-integrim të shqiptarëve, politikat ndaj shqiptarëve, avancimet e tyre e kështu me radhë, por nuk ka të bëj me realitetin, ajo doli se është një grup i vogël i pakënaqur ndaj politikave të ministrit të shëndetësisë, nëse e shohim grupin aty, vetëm dy persona kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe grupi tjetër nuk ka kurrfarë kontakti e as kontributi në shëndetësi që të vlerësoj punën e një ministri i cili është resor i emëruar nga organi më i lartë partiak. Grupi i cili ka nxit këtë pakënaqësi ka pasur komunikim të vazhdueshëm me mua dhe me gjithë organet partiake, por asnjëherë në asnjë mënyrë nuk është shprehur kjo as ndaj meje personalisht as ndaj organeve të cilat më kanë emëruar në këtë post”, tha Sali. /Alsat.mk

Story i mëparshëm

“Asnjë cent Serbisë kriminale”, rinia e VV-së fillon fushatën kundër produkteve serbe

Story i radhës

Mbyllën universitetet për vajzat dhe gratë në Afganistan, OKB i bën presion talebanëve: Islami nuk e kërkon këtë

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez