ASHMAA e dënon sulmin ndaj ekipit të gazetarëve në Gjergjevishtë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ashpër e dënon sulmin verbal dhe fizik të ekipit të gazetarëve të televizionit rajonal Pollogu nga Tetova gjatë xhirimit të inserteve për reportazh nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjergjevishtë, komuna e Vrapçishtit.

Siguria e punonjësve mediatikë në asnjë moment nuk guxon të rrezikohet dhe duhet të bëhen përpjekje maksimale që të krijohen kushte për kryerje profesionale të punës së mediave.

Reagimi me kohë dhe adekuat i institucioneve kompetente është kyç në zgjidhjen e rastit dhe për parandalim të dukurive të këtilla dhe të ngjashme në të ardhmen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reforma territoriale, Spaho: Sot kemi 61 bajraktarë që japin urdhra, qytetarët ndihen të lënë mënjanë

Story i radhës

Parlour: Jota është brilant

Të fundit nga