Reforma territoriale, Spaho: Sot kemi 61 bajraktarë që japin urdhra, qytetarët ndihen të lënë mënjanë

Ditën e djeshme, 15 shkurt, PD në bashkëpunim me KAS, zhvilluan një takim me ekspertë për Reformën Territoriale. I pranishëm në takimin e djeshëm ishte edhe profesori dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi Mateo Spaho. Gjatë fjalës së tij, Spaho prezantoi projektin i cili ka si synim të evidentojë në 5 Qarqe të Shqipërisë rastet në të cilat komunitetet paguajnë shërbime që nuk marrin, raste kur janë të disponueshëm të paguajnë shërbime që nuk marrin, kur marrin shërbime të pa kërkuara dhe të pa dobishme, kur nuk dëgjohen në kërkesat e tyre.

Zoti Spaho i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma tregoi arsyet se pse nuk funksionoi reforma administrativo-territoriale e cila u aplikua vetëm 6 vite.

Spaho: Nuk funksionoi sepse premisat ose premtimet ishin për të kursyer rreth 80 mld lekë çdo vit dhe rezultati ishte se jo vetëm nuk u kursyen, pro u rrit me 15 mijë punonjës numri i të punësuarve në administratën shtetërore dhje kjo është kosto e drejtpërdrejtë për xhepat e qytetarëve dhe xhepat e bizneseve. Rezultati ja qenë zhgënjyes dhe jo vetëm ndarja por edhe shërbimi ndaj qytetarit nuk është përmirësuar. Për këtë arsye duhet rishikuar kjo reformë, jo thjesht për të vendosur disa viza të reja të hartë, por për të përcaktuar qartë se cilat janë kompetencat që duhet të ketë pushteti qendror dhe vendor.

Opozita ka hartuar një pyetësor në 5 qarqe të vendit. Por cilat janë gjetjet për Tiranën duke qenë se përfaqëson qarkun më të madh?

Spaho: Vumë re që kishte një pakënaqësi shumë të lartë sidomos te banorët që banonin nëpër fshatra, jo në qendrën e qytetit dhe kërkonin një qendër administrative më vete një bashki më vete sepse ndiheshin të braktisur nga pushteti vendor, bashkia e Tiranës. Jemi në një situatë kur është e domosdoshme të kemi një autonomi vendore. Jo autonomi e kryetarit të bashkisë, por autonomi nga ana e këshillit bashkiak si parlament vendor, si njësi që kontrollon. Sot jemi në një situatë kur kemi 61 bajraktarë që japin urdhra dhe Këshillat bashkiakë ngrenë dorën edhe sepse vijnë nga një parti. Nga krahu tjetër mungon edhe dëshira për të dëgjuar qytetarët sepse qytetarët ndihen të lënë mënjanë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Probleme politike apo teknike, pse Kurti nuk po e viziton Amerikën?

Story i radhës

ASHMAA e dënon sulmin ndaj ekipit të gazetarëve në Gjergjevishtë

Të fundit nga