ASH: Shqipja do të rikthehet në QIK, nuk jemi BDI të bëjmë skenare të përgjakshme si ajo në Kalanë kur natën ndërtonit kisha dhe ditën sakrifikonit të rinjtë

April 19, 2022
min lexim

Aleanca për Shqiptarët i ka reaguar BDI-së, të cilët gjatë ditës së sotme, akuzuan partinë opozitare se “koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë në Shkup”.

Deputetja Ilire Dauti, tha se sot ishim dëshmitarë të piskamave dëshpëruese të regjimit hibrid, të cilëve, sipas saj, u pengon çdo punë dhe çdo sukses i opozitës “ndërsa u djeg çdo përballje me dështimet dhe skandalet e veta”

“Sot paska fol ish ministri i dështuar për arsim i cili la mësimdhënësit në gjendje të mjerueshme, objektet shkollore si në mesjetë dhe shumë fëmijë shqiptarë pa paralele në gjuhën amtare. Flet ish ministri që lejonte ofendime të shqiptarëve në tekstet shkollore, ndërsa vetë nënshkruante kontrata miliona euroshe për ditarë e libra në katër sy dhe çuditërisht këto raste ende nuk procesohen nga drejtësia e kapur prej tyre. Bashkëpartiaku i tij, kryetari i Kuvendit e suspendon mbledhjen e komisionit anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut që të mos diskutohet tragjedia në spitalin modular të Tetovës dhe tragjedia me autobusin në Bullgari, që të mos mësohet e vërteta për këto tragjedi”, tha Ilire Dauti.

Ajo tha se ASH bën thirrje që të mos rikthehemi në kohën e Shkupit 2014.

“Përgjigjen më të mirë e dha vetë kjo kukull e regjimit, duke pranuar se çfarë krimi kulturor e ekonomik ka bërë vetë partia e tij me projektin Shkupi 2014, me përmendore e kryqe në sheshin e Shkupit, në Aerodrom e gjithandej. Sa për gjuhën shqipe, kujtojmë se është pikërisht kjo qeveri që në gjysmën e institucioneve dhe ministrive nuk lejon përdorimin e gjuhës shqipe. E kur jemi te Levica, sado që të bërtisni, zhurma juaj qyqare nuk e mbulon tradhtinë që e bëtë bashkë me Levicën duke shtyrë regjistrimin vitin e kaluar dhe pasojat i shohim sot. Gjuha shqipe do të rikthehet në Qendrën Infornative Kulturore, sepse ne nuk jemi BDI të bëjmë skenare të përgjakshme si ajo në Kalanë e Shkupit kur natën ndërtonit kisha dhe ditën sakrifikonit të rinjtë. E sa për të parë se kush jeni ju, që dje ju thamë dërgoni atë inspektoriatin për zbatimin e gjuhës shqipe, që pas sa viteve funksionim ta bëjë herën e parë që inspekton dhe dënon një institucion, por ju nuk guxoni. Se kush janë të kapur dhe kush nuk guxon të flet e ka dëshmuar edhe përvoja, pasi ju dini të flisni vetëm kundër opozitës shqiptare dhe kundër askujt tjetër sepse të gjithëve ju kanë në sirtarë. Këtë e kanë dëshmuar edhe raportet e organizatave ndërkombëtare, si dhe bisedat e përgjuara”, u shpreh Ilire Dauti.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bilall Kasami pret drunjtë në rrugën “Strasho Pinxhur” (Foto)

Story i radhës

Prerja e drunjve në Tetovë, reagon Eco Guerilla: Burg për atë që dha urdhër (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë