ASh: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit

March 30, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Deputeti Halil Snopçe thotë se kanë rezerva për besueshmërinë, pasi siç thotë, mbi 100 mijë qytetarë nuk janë regjistruar.

Pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë, Aleanca për Shqiptarët është duke shqyrtuar të dhënat e publikuara, dhe do të dalë së shpejti me një analizë të detajuar.
Por që në shikim të parë ne shprehim rezervat tona për besueshmërinë e këtij procesi, veçanërisht në dy segmente: mbi 132,000 qytetarë janë të imputuar dhe të paregjistruar në terren, ndërsa vlerësojmë se numri prej rreth 260,000 qytetarë që jetojnë jashtë vendit nuk përkon me realitetin dhe të dhënat e publikuara deri më tani nga organizatat ndërkombëtare.
Këto dy pika ngrisin dilema të shumta rreth asaj se si është bërë regjistrimi i këtyre personave, a janë përfshirë të gjithë qytetarët apo a ka pasur seleksionime.
Nuk mund të cilësohet si i besueshëm një regjistrim ku rreth 8.5% të popullatës së përgjithshme dhe asaj rezidente nuk i dihet përkatësia kombëtare. Jo i besueshëm është edhe numri prej 12% e qytetarëve në mërgatë, ndërsa shumë organizata si Banka Botërore dhe Eurostar vazhdimisht kanë thënë se së paku rreth 30% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e kanë braktisur vendin në dekadat e fundit.
Një gjë tjetër që duhet të sqarohet është kontradiksioni i drejtorit të Entit Shtetëror për Statistikë, zotëri Simovski i cili pas përfundimit të regjistrimit deklaroi se janë regjistruar gjithsej 2.037.000 rezident dhe jo resident ndërsa sipas rrezultateve të publikuara sot dalin 2.098.000 qytetarë resident dhe jorezident. Nëse regjistrimi ka përfunduar më 30 shtator të vitit të kaluar, parashtrohet pyetja prej nga dolën këto 60.000 qytetarë plus pas përfundimit të procesit të regjistrimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Efektet e luftës – mbi 25% e popullit ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre

Story i radhës

VMRO për regjistrimin: I pasuksesshëm dhe i pakompletuar

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë