VMRO për regjistrimin: I pasuksesshëm dhe i pakompletuar

Nga VMRO-ja opozitare thonë se regjistrimi I popullsisë është i pasuksesshëm  dhe i pakompletuar, përshkak që Enti Shtetëror i Statistikave nuk ka arritur të evidentojë 130 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët sipas tyre përmes  të dhënave administrative nga Ministria e  Punëve të Brendshme apo Ministrisë së Arsimit do të ishte e mundur që edhe këta banor të regjistroheshin. Ata kërkojnë që regjistrimi I popullsisë të realizohet në mënyrë elektronike.

 “VMRO-DPMNE duke konsideruar që ky regjistrim është I pakompletuar , dhe se angazhohet për ndërrimin e qeverisë , që të realizojë regjistrim elektronik të pastër sipas të gjitha standardeve evropiane , me të cilat do të jetë i kompletuar dhe i besuar, në mënyrë që të mos ketë mungesa të cilat i kanë këta numra të regjistrimit”, ka deklaruar Antonio Milloshovski, deputet nga VMRO-DPMNE, raporton SHENJA.

Story i mëparshëm

ASh: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit

Story i radhës

Në 20 vitet e fundit, RMV ka humbur rreth 10% të popullsisë!

Të fundit nga