Efektet e luftës – mbi 25% e popullit ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre

Shifrat e fundit nga agjencia e OKB-së për refugjatët tregojnë se mbi 4 milion njerëz kanë ikur në vendet fqinje dhe më shumë se gjashtë milionë janë zhvendosur brenda Ukrainës, që do të thotë se të paktën një e katërta e popullsisë është dashur të braktisë shtëpitë e tyre për shkak të luftës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Kjo do të thotë se katër milionë njerëz, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, tani janë të varur nga vendet fqinje për mbijetesën e tyre.

Është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – vetëm Polonia ka pranuar 2.3 milionë refugjatë ukrainas.

Ndërsa Rusia ka lënë të kuptohet se mund të zvogëlojë sulmin e saj, bombardimet e qyteteve të Ukrainës vazhdojnë, dhe më shumë familje të dëshpëruara do të përpiqen të ikin.

Edhe nëse luftimet ndalojnë, qytetet janë në rrënoja, shtëpitë e shkatërruara. Nuk mund të ketë zgjidhje të shpejtë për një krizë kaq të madhe humanitare – uniteti dhe bujaria e Evropës do të nevojiten jo për javë të tëra, por ndoshta me vite.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nesër publikohet projekti i ri muzikor i Era Istrefit i titulluar “Bebe”

Story i radhës

ASh: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit

Të fundit nga