Serbia bën lojë fëmijësh dhe skenar në njërën anë, vetëm sa për të nxitur faktorin ndërkombëtar për reagim dhe për t’bërë presion ndaj Albinit, ndërsa opozita në anën tjetër e shfrenuar dhe e dalldisur, nga frika se do arrihet sovranitet i plotë, duke vepruar në mënyrë reciproke për të zbatuar marrëveshjet e nënshkruara para disa viteve.
Në njërën anë Serbia, ndërsa në anën tjetër, zyrtarët e subjekteve politike në opozitë, nga ankthi dhe të hutuar, kritikojnë Kryeministrin e t‘gjithëve, në këtë rast Albinin, vetëm për një arsye!
Deri tani, asnjë kryeministër i Republikës së Kosovës, s‘ka qenë kaq i qartë, dinjitoz, i thekshëm dhe me intelekt të veçantë, karshi Serbisë.
Mos harroni!
Albini nuk është Avdullah Hoti, t’gjithë e keni parë, sjelljen e tij me Vuçiqin, thuajse sikur fëmijë, nuk është reperi me vath në vesh Memli Krasniqi, madje ende s‘kemi dëgjuar se ka blerë tokë, nga 50 cent ari – ( 100 m2 ), sikur Ramushi, nuk është i akuzuar si Fatmir Limaj për korrupcion dhe nuk është i krehur dhe shumë i vonuar, karshi çështjes kombëtare si Lumir Abdixhiku.
Për fund për ju; zyrtar opozitar, mos merrni „YRYSH“ me kritiku, po bashkohuni me ndihmu, sepse Serbia është: „Armik i Përbashkët“.