​Arteta kapet me drejtuesit e Premier Ligës: Falemnderit që po na e bëni këtë

March 17, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mendon se skuadra e tij është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga Premier Liga duke iu dhënë një listë e ngjeshur e ndeshjeve.

Pas humbjes 2-0 nga Liverpooli të mërkurën, “Topçinjtë” do të luajnë ndeshjen e tyre të tretë në harkun e gjashtë ditëve kur do të përballen me Aston Villan.

Muajin e ardhshëm skuadra e Londrës veriore do të ketë një tjetër kalendar të vështirë kur do të përballet me Chelsean dhe Manchester Unitedin brenda tre ditëve.

Orari e ka lënë trajnerin të pakënaqur dhe me sarkazëm ka falënderuar Premier Ligën që i ka dhënë një kalendar kaq të ngjeshur.

“Faleminderit shumë Premier Ligës që e bëri këtë”, u tha Arteta gazetarëve pas humbjes nga Liverpooli.

“Dhe ata e kanë bërë atë përsëri kur ne duhet të luajmë me Chelsean dhe Manchester United. Pra, nëse ata duan t’u japin atyre ndonjë avantazh, unë u them atyre sot: Faleminderit shumë që e bëtë këtë”.

“Premier Liga nuk do ta ndryshonte orarin. Është gjithmonë BT, është Sky, është ky, është ai. Por ai që preket është Arsenali dhe e vetmja gjë për të cilën më intereson dhe neve na intereson është Arsenali. Dhe për Arsenalin nuk është e drejtë”, tha në fund Arteta.

Pavarësisht periudhës së ngjeshur, Arteta thotë se lojtarët e tij do të jenë gati të shkojnë për të luajtur dhe për të dhënë maksimumin kundër Aston Villas.

“Po, 100 për qind. Mos u shqetësoni lojtarët të shtunën do të jenë atje, me energji”, tha ai.

Arsenali është ende në vendin e katërt në tabelë dhe qëndron një pikë përpara Manchester United, por skuadra e Artetës ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një objekt arsimor goditet nga raketat ruse në Ukrainë

Story i radhës

Kryebashkiaku i rrëmbyer u këmbye me nëntë ushtarë të rinj rusë

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë