Artan Hoxha ironizon kryeministrin pasi Dako iu bashkua Kokës dhe Bllakos në paraburgimin e Durrësit: Rama do të bëjë podcast me të tre

Gazetarja Klodiana Lala tha se, pas seancës së sotme gjyqësore, Vangjush Dako është dërguar për të vuajtur masën “arrest me burg” në paraburgimin e Durrësit.

Pas kësaj deklarate, gazetari Artan Hoxha tha se Rama mund të shkojë atje dhe të bëjë podcastin e tij, ndërsa drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi, u shpreh me sarkazëm se po e bëri këtë Rama do t’i linte pa punë gazetarët.

Rakipi: Javën tjetër mund të mblidhemi prapë bashkë. Ndoshta del Dako dhe mund të bëjmë dhe lidhje live me të.

Lala: Vangjush Dako është në paraburgimin e Durrësit, vetëm një qeli larg Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Mund të jenë dhe një qeli nesër bashkë. 

Hoxha: Mund ta bëjë një podcast kryeministri me të tre ata dhe të na e marrë ne audiencën…

Rakipi: Të vejë zoti Rama të bëjë podcast.

Abilekaj: A dëgjohet nga qelia në qeli?

Hoxha: Me kartonxhes është atje.  Ai mund ta bëjë këtë podcast, dhe na la dhe ne pa punë.

Rakipi: Ai po bëri këtë gjë na la pa punë. Teri nga Durrësi është.

Lala: Ata që s’u pajtuan dot jashtë, mund të bashkohen brenda.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë dihet deri më tani për sulmin me thikë në Francë?

Story i radhës

City publikon listën e lojtarëve që i ka ftuar për ndeshjen kundër Interit

Të fundit nga