artan grubi zgjedhjet nuk jane zgjidhje ndryshimet kushtetuese ti mbeshtesim me konsensus 64dd09826a0c4

Artan Grubi: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ndryshimet kushtetuese t’i mbështesim me konsensus

August 16, 2023
1 minut lexim

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. E vetmja zgjidhje që është e mirë për ju, për ne, për të gjithë qytetarët, për të gjithë vendin tonë, për të gjithë rajonin tonë është t’i qasemi ndryshimeve kushtetuese dhe t’i mbështesim ato në mënyrë konsensuale, deklaroi nga Gostivari zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

“Është konstatuar se ndryshimet kushtetuese janë teknike, se nuk e cenojnë fare identitetin maqedonas, nuk e cenojnë fare gjuhën maqedonase dhe se askush nuk do të shohë asgjë të keqe nga amendamentet kushtetuese”, tha Grubi në deklaratë për mediat në “Panairin e Punës” në organizim të konsorciumit “Bechtel dhe Enka” që po ndërton korridoret 8 dhe 10d.

Grubi tha se debati për amendamentet kushtetuese do të hapet të premten dhe tha se po punohet me VMRO-DPMNE-në dhe me individë në VMRO-DPMNE që, siç theksoi, “që edhe ato të bëhen pjesë e ndërtimit të së ardhmes për qytetarët tanë”.

Të premten, Parlamenti zyrtarisht i fillon punimet për aderim në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MARKETING

RENT A CAR

ne aksidentin ne rrugen prishtine podujeve u lenduan kater persona 64dd058f9f6eb
Story i mëparshëm

Në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë u lënduan katër persona

bullgaria do ti bashkohet perpjekjeve te g7 per mbeshtetjen afatgjate te sigurise per ukrainen 64dd0a739c18e
Story i radhës

​Bullgaria do t’i bashkohet përpjekjeve të G7 për mbështetjen afatgjatë të sigurisë për Ukrainën

Të fundit nga

Grenlanda arrin marrëveshje për minerale me Evropën

Grenlanda ka miratuar shfrytëzimin e një shkëmbi kyç për prodhimin e aluminit për një konsorcium danezo-francez. Leja për nxjerrjen e anortozitëve është dhënë nga kompania Greenland Anorthosite Mining (GAM). Kjo vjen pasi
ShkoLartë