Pas spekulimeve të fundit se ish zv/kryeministri Artan Grubi ka ikur nga Maqedonia, ky i fundit i quan shpifje dhe spekulime duke thënë se ai ka shkuar për vizitë private dhe sapo të kryej obligimet do kthehet në shtëpi pranë familjes, shkruan Klan M.
Ja postimi plotë i Grubit:
“Të nderuar, sot kam udhëtuar për vizitë private.
Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni.
Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sa po të kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi pranë familjes” – ka shkruar Grubi në FB.
Burimi: TV KLAN