Arsyet psikologjike pse bini në dashuri me kolegët tuaj!

June 6, 2022
min lexim

Marrëdhëniet e punës janë intresante. Nëse keni një punë të rregullt 9-5, ka të ngjarë të kaloni më shumë orë të ditës me kolegët tuaj sesa miqtë e tjerë, shokët me të cilët ndani shtëpinë apo edhe me partnerët tuaj.

Kur llogaritni gjithë atë kohë dhe faktin që duhen rreth 200 orë për t’u bërë miq më të mirë me dikë, nuk është çudi që shumë njerëz krijojnë lidhje të ngushta me kolegët e tyre të punës. Rreth 17% e njerëzve kanë gjithashtu një “bashkëshort të punës”, të cilit vazhdimisht i dërgojnë mesazhe, flasin për streset e punës dhe shoqërohen me të.

Hulumtimet e fundit nga “TotalJobs” zbuluan se 22% e njerëzve kanë njohur partnerin e tyre aktual në punë. Kjo krahasohet me 13% takime në internet, 18% takime (dating) përmes miqve dhe 10% që njihen mbrëmjeve jashtë.

“Shumica e të rriturve shpenzojnë të paktën 1680 orë në vit në zyrë, kështu që ju ka të ngjarë të kaloni më shumë kohë me kolegët tuaj se pothuajse me këdo tjetër”, thotë për Business Insider David Brudö, CEO dhe bashkëthemelues i aplikacionit për mirëqenien mendore Remente. “Shanset janë që me disa nga këta njerëz të keni interesa të përbashkëta.”

Ai shtoi se puna në një zyrë të jep mundësinë të njohësh dikë në një mënyrë që nuk ia del aq lehtë në botën “online”.

“Duke punuar me dikë çdo ditë, do të shihni se si ai reagon ndaj një problemi, si vepron nën presion dhe ndërvepron me kolegët e tjerë. Është gjithashtu e lehtë të fillosh të ndash informacione personale dhe të ndjesh keqardhje për vështirësitë e hasura në zyrë – ndoshta gjatë një drekë ose pije pas punës.”

Një anketë me 5795 të punësuar në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se dy nga tre persona ishin të gatshëm të dilnin me një koleg, ndërsa pjesa tjetër “s’e mendonte kurrë”. Arsyeja kryesore që ata dhanë për të qenë të kujdesshëm ishte se ata thjesht nuk mendonin se romanca dhe puna duhet të përziheshin.

76% e të anketuarve thanë se do ta mbanin të fshehtë romancën e tyre në zyrë.

“Ekziston një rregull prej kohësh që nuk duhet të dilni me kolegun tuaj”, tha Brudö. “Arsyet janë të shumta: rrezikoni të humbisni punën, të bëheni të pakëndshëm në punë ose të krijoni drama në zyrë që mund të dëmtojë reputacionin tuaj profesional, duke ditur se, nëse marrëdhënia nuk funksionon, mund të çojë në pasoja mjaft të dëmshme dhe mund të ketë një ndikim emocional si për ju ashtu edhe për kolegun me të cilin po dilni.”

Ka edhe gjëra të tjera për t’u marrë parasysh. Rreth 60% e të anketuarve thanë se ndjenin presionin për të vepruar më profesionalisht kur ishin në një marrëdhënie pune, dhe 51% thanë se ishin të shqetësuar për thashethemet. Një në tre njerëz tha se ndihej i gjykuar nga kolegët për marrëdhënien që mund të krijonte. Një në gjashtë u tall nga kolegët dhe një në dhjetë madje u diskriminua si rezultat.

Pavarësisht këtyre presioneve, një marrëdhënie në vendin e punës është relativisht e drejtpërdrejtë. Por jo gjithmonë funksionojnë ashtu siç keni planifikuar, gjë që mund të turbullojë ujërat.

Është e rëndësishme të jeni të qartë për kufijtë tuaj dhe të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë nga një marrëdhënie pune – jeni thjesht miq apo ka diçka më shumë? Ndonjëherë kufijtë mund të turbullohen, por është më mirë ta mendoni para se të ndodhë diçka për të cilën mund të pendoheni.

“Një koleg mund të fillojë lehtësisht të ndihet si personi më i rëndësishëm në jetën tuaj”, tha Brudö. “Është e rëndësishme të dalloni, megjithatë, ndryshimin midis ndjenjës së një afërsie të caktuar me dikë për shkak të situatës në të cilën ndodheni (po punoni së bashku), të ndjerit një lloj tensioni seksual në heshtje apo të rënit në dashuri. Cila nga këto është?!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: Në rënien e “Perandorisë Jugosllave” kam qenë aktor dhe jo sufler

Story i radhës

SHBA sekuestron 2 avionët privatë më të shtrenjtë në botë të bosit rus Roman Abramovich

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë