Arsyet përse njerëzit trishtohen pas pushimeve

min lexim

Ekzaltimi kur marrim pushimet e verës është tërësisht i justifikueshëm dhe e mbush njeriun me shpresë dhe pozitivitet.

Shkëputja nga puna i bën mirë trupit, trurit dhe shpirtit por kur pushimet mbarojnë, trishtimi duket se është i paevitueshëm.

Nëse e keni vënë re, reagimet e njerëzve pasi mbarojnë pushimet janë të ndryshme e shpesh të pazakonta.

Megjithatë, këto reagime kanë një emërues të përbashkët: trishtimin.

Arsyet se përse ndodh kjo i gjeni më poshtë duke lexuar në këtë artikull të AgroWeb.org

Përse Njerëzit Trishtohen Pas Pushimeve

Kur marrim pushimet, jeta bëhet më e bukur e plot ngjyra. Ditët tona janë të mbushura me akvititete, njohje të reja, të qeshura dhe automatikisht ndihemi të rëndësishëm.

Ndryshimet në jetën sociale dhe rikthimi në boshllëkun e rutinës mund të shkaktojnë vetmi, mërzi dhe izolim.

Gjatë pushimeve, njerëzit kalojnë shumë kohë me familjen dhe jo gjithmonë kjo kohë është e mbushur me gaz e hare.

Ka shumë raste kur njerëzit zhgënjehen nga të afërmit dhe sjellja e tyre. Kjo mund të shkaktojë një trishtim dhe mërzi.

Në raste të tjera, gëzimi i të kaluarit kohë me familjen është aq i madh sa kur koha mbaron, njerëzit e kanë të pamundur të mos ndiejnë trishtim.

Pushimet kanë tendencën të ringjallin kujtime të dikujt që nuk është më në jetën tuaj, dhe një gjë e tillë rindez ndjesinë e humbjes dhe emocionet përkatëse të shoqëruara me të.

Njerëzit që preferojnë udhëtimet e largëta në pushime, ndihen të lodhur kur ato përfundojnë.

Largimi i lodhjes shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me trishtimin.

Ekspertët thonë se gjatë pushimeve, njeriu nuk i reziston dot tundimit të të shijuarit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara.

Me përfundimin e tyre, sundon ndjesia e fajit, dobësia emocionale dhe trishtimi.

Ka raste kur trishtimi transformohet në depresion të mirëfilltë.

Ekspertët këshillojnë që pas pushimeve të nisni aktivitetin fizik, të keni një jetë sociale sa më aktive dhe të mos merakoseni shumë për peshën e shtuar.

Këshilla e fundit, por jo nga rëndësia, është që të silleni mirë me veten, edhe nëse jeni të trishtuar.

E mira e të mirave është se trishtimi pas pushimeve nuk zgjat shumë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuvend, vazhdon debati për gjykatësit kushtetues

Story i radhës

Do të shkonin për të vjedhur/ Policia e Kamzës kap dy të rinjtë, çfarë u gjet në makinë

Të fundit nga