Arsovska: Transportuesit privatë protestat t’i transferojnë para selive të VMRO-së dhe LSDM-së

November 21, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në konferencën e sotme për media informoi se nga 1 qershori i vitit 2022 e deri në këtë moment janë paguar gjithsej 111 milionë denarë, nga gjithsej 120 milionë denarë të faturuara për “Slloboda prevoz”. Për “Mak ekspres” ka 44 milionë denarë të faturuara dhe siç tha, të gjitha janë paguar. Ju bëri thirrje përfaqësuesve të transportuesve privatë që protestën e paralajmëruar ta transferojnë para selive të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

“Ju bëj thirrje përfaqësuesve të ‘Slloboda prevoz’ dhe ‘Mak ekspres’ këto protesta të cilat i paralajmërojnë t’i transferojnë para selive të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së drejtorët e të cilëve e kanë krijuar borxhin të cilin ata tani duan të prezantojnë si dështim të udhëheqësisë së qytetit, ndërsa gjithashtu edhe të udhëheqësisë së re të NQP-së e cila i zgjidh problemet dhe të gjitha ato borxhe të cilat janë krijuar në vitet e kaluara”, porositi Arsovska.

Kryetarja theksoi se situatat e tilla po politizohen dhe se transportuesit privat nuk e respektojnë marrëveshjen, që është nënshkruar me NQP-në në dy vite dhe se nuk është përmbushur detyrimi për harmonizimin e autobusëve me standarde ekologjike, fiskalizimin e pagesës së biletave, ardhjen me kohë në stacionet e autobusëve dhe mbajtjen e higjienës në nivel adekuat.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja kush emërohet komandant i ri i stacionit të Policisë-Bit Pazar

Story i radhës

Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës

Të fundit nga

ShkoLartë