Arsenali raportohet se ka nisur bisedimet me Bukayo Sakan për vazhdimin e kontratës.
Reprezentuesi anglez është një prej futbollistëve kryesor te “Topçinjtë”, të cilët padyshim se duan ta mbajnë atë sa më gjatë në skuadër.
Kontrata e Sakas me londinezët skadon në verën e vitit 2024, teksa thuhet se me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se klubi do të të përpiqet ta mbajë 20-vjeçarin në “Emirates Stadium”. “The Athletic” ka raportuar sot se Arsenali tashmë ka nisur bisedimet me lojtarin.
Klubi nga Londra besohet se është optimist se Saka do të vazhdojë kontratën.