arrestohet polici i burgut ne strumice dyshohet se tentoi te shiste kokaine e municion 6b042c54e3060

Arrestohet polici i burgut në Strumicë, dyshohet se tentoi të shiste kokainë e municion

November 23, 2026
1 minut lexim

Një polic burgu 50-vjeçar nga Strumica është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme me drogë, armë dhe municion, si dhe për veprën penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit të SPB-së në Strumicë, më 21 nëntor 2026, policia e ka privuar nga liria personin me inicialet R.S., i cili dyshohet se gjatë kohës sa ishte në detyrë si polic burgu, në afërsi të burgut të Strumicës, kishte tentuar t’i shiste kokainë një personi tjetër. Gjatë kontrollit tek ai janë gjetur tri paketime me kokainë.

Kontrollet e mëtejshme janë kryer edhe në shtëpinë e të dyshuarit, si dhe në hapësirat zyrtare që ai përdorte në burg. Aty policia ka gjetur disa paketime me kokainë, një paketim me marihuanë dhe një peshore digjitale.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të dollapit zyrtar që përdorte i dyshuari, janë gjetur edhe fishekë për pistoletë, në sasi më të madhe sesa ajo që i ishte dhënë në përdorim në cilësinë e policit të burgut.

Në të njëjtin kontroll është gjetur edhe një portofol, i cili dyshohet se lidhet me një rast vjedhjeje të raportuar më 21 nëntor 2026.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa i dyshuari është mbajtur në Stacionin Policor në Strumicë.

Pas paraqitjes së kallëzimit penal, ai është dërguar para gjykatësit kompetent, i cili ka vendosur t’i caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mariah carey u pergjigjet kritikeve pas shqetesimeve per paraqitjen e saj 6b0411b4a7701
Lajmi i mëparshëm

Mariah Carey u përgjigjet kritikëve pas shqetësimeve për paraqitjen e saj

nje muaj paraburgim per te dyshuarin qe kercenoi bashkeshorten dhe sulmoi me thike familjarin e saj 6b042ce01f609
Lajmi i radhës

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi bashkëshorten dhe sulmoi me thikë familjarin e saj

Të fundit nga

ShkoLartë