nje muaj paraburgim per te dyshuarin qe kercenoi bashkeshorten dhe sulmoi me thike familjarin e saj 6b042ce01f609

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi bashkëshorten dhe sulmoi me thikë familjarin e saj

November 23, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor, pas një incidenti të ndodhur në fshatin Lipovec.

Sipas njoftimit të gjykatës, i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka sulmuar me thikë axhën e saj, duke e lënduar në fytyrë dhe në dorën e majtë, transmeton “Bota sot”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 21 nëntor 2026, rreth orës 02:00, në shtëpinë e një të afërmi në fshatin Lipovec të Gjakovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, më 18 nëntor, pas mosmarrëveshjeve me bashkëshortin, gruaja kishte shkuar te familja e saj. Po atë ditë, ajo kishte pranuar një mesazh zanor nga i dyshuari, në të cilin ai dyshohet se e kishte kërcënuar me fjalët: “O ku je, o kom me të myt, po ku je”.

Në orët e para të 21 nëntorit, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë ku ndodhej bashkëshortja dhe, duke bërtitur, i kishte kërkuar të dilte e të hipte në veturë për të biseduar.

Ndërkohë, kur axha i bashkëshortes kishte dalë për të biseduar me të, i dyshuari dyshohet se e kishte sulmuar me thikë në fytyrë. Kur viktima kishte ngritur dorën për t’u mbrojtur, ai e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt.

Lëndimet e tij janë evidentuar në raportin mjekësor të Shërbimit Urgjent të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Masa prej një muaji do të llogaritet nga data e arrestimit, më 21 nëntor, deri më 21 dhjetor 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet polici i burgut ne strumice dyshohet se tentoi te shiste kokaine e municion 6b042c54e3060
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet polici i burgut në Strumicë, dyshohet se tentoi të shiste kokainë e municion

vrasja ne fier nendrejtori i policise jep detajet i plagosur ka mbetur nipi po merren pamjet e kamerave 6b042d3c0aba4
Lajmi i radhës

Vrasja në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi! Po merren pamjet e kamerave

Të fundit nga

ShkoLartë